Në një kohë që PD refuzoi të merrte pjesë në zgjedhjet e 30 qershorit, me shpejtësi në këtë garë elektorale u regjistrua Bindja Demokratike e krijuar nga Astrit Patozi.
Ndonëse e regjitruar me shpejtësi vetëm ditët e fundit, madje edhe në tejkalim të afateve ligjore, kjo forcë politike arriti që të sigurojë disa këshilltarë nga këto zgjedhje vendore.
Por një akuzat që iu bënë kreut të saj Patozi ishte se po bënte rolin e kryeministrit Rama dhe mbështetej prej tij.
Tirananews sjell për lexuesit e saj edhe dokumentin zyrtar të kësaj force në lidhje me financat që ka përdorur në zgjedhje. Mes emrave që kanë financuar janë edhe Fabian Topollaj, Valbona Mezini dhe Leonard Olli. Por ajo që bie në sy, është koha televizive dhuratë që disa televizione ia kanë bërë Bindjes Demokratike, ndoshta për shkak të lidhjeve personale të Patozit si ish-gazetar.
Klan, Vizion Plus, ABC, Top Channel, Top News dhe Report tv kanë vendosur pa asnjë kosto nga 30 minuta në dispozicion për partinë e Patozit. Më poshtë dokumenti i plotë me financuesit e Bindjes Demokratike.
