Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin Elisa Spiropali bashkë me deputetin Ervin Bushati u caktuan nga Kryesia e PS-së ditën e sotme, për të qenë bashkëkryetarë të Partisë Socialiste në Tiranë.
Spiropali tha se synimi është që të fitohen zgjedhjet në Tiranë, ndërsa e bëri të qartë se partia në kryeqyteti nuk e shiti Saimir Tahirin.
“Unë nuk mendoj që PS shet ose blen, tradhton apo mbron raste të tilla. PS ka një marrëdhënie shumë të drejtë me të gjithë ata duhet të përballen me drejtësinë. Tahiri apo Gjylameti që kanë drejtuar më parë kanë bërë një punë shumë të mirë në krye të PS, është jo vetëm privilegj por edhe përgjegjësi që të drejtojmë një parti kaq të madhe.”, u shpreh për Abc neës.
Ajo u ndal edhe te fakti që më herët të PS janë influtruar persona të cilët akne apsur histori me krimin.
“Jemi në pikën ku ne jemi gati të bëjmë zgjedhje. Presim që Presidenti të japë një datë, por dihet që Presidenti është tashmë në një proces hetimor. Sa i përket filtrimit e kemi thënë që jemi të gatshëm të ndryshojmë edhe ligjin, në mënyrë që institucionet , ligjzbatuese të kenë kohë dhe të bëjnë një skaner ligjor dhe tu thonë partive politike këta janë.
Përtej dëshmive të penalitetit ne nuk shkojmë dot në zyrat e Interpolit. Duhet ta dini që vullneti politik i kësaj shumice për të luftuar krimin ka qenë i palëkundur dhe e dëshmon i gjithë aktiviteti jonë politik.”.
