Nga Kastriot Islami
Shqiptarët janë mikëpritës, kjo as që diskutohet…Por duket se qeveria Rama po spekullon me këtë cilësi të lashtë të shqiptarëve… Rama mesa duket ka marrë përsipër të detyrojë shqiptarët të largohen dhe të boshatisë vendin… pavarësisht se me batuta e xheste qesharake përpiqet ta maskojë këtë veprim diabolik… Por ai nuk ndalet me kaq… Për të fituar një mbështetje të pamerituar nga disa qarqe ai duket se ka pranuar që jo vetëm të nxisë emigrimin e shqiptarëve por ndërkohë të pranojë, ndryshe nga cfarë ndodh ne vëndet fqinje apo edhe bashkëkontinentale, pranimin e imigrantëve që vijnë nga zonat e tjera larg Europes… Këto veprime të tij, tinzare, të fshehta e meskine, jo vetëm që nuk i bën publike por madje përpiqet me marifete nga më të ndryshmet ti maskojë e fshehë…Si është e vërteta? Kjo duhet zbuluar sepse përmes të dhënave të INSTAT duket vetëm maja e ajsbergut…Natyrisht duke ruajtur me “fanatizëm” cilësinë tonë të mikëpritjes por duke mos cënuar të ardhmen “shqiptare” të këtyre trojeve?!
1.
Referuar shifrave të INSTAT (për të cilat ka shumë dyshime nga publiku për saktësinë e tyre) për 6 vitet e qeverisjes Rama 2014-2019 rezulton se
a) janë larguar nga Shqipëria si “EMIGRANTË” gjithsej 242943 shqiptarë…;
b) nanë paraqitur në Shqipëri si “IMIGRANTË” gjithsej 138072 të huaj…;
dhe c) kështu Shqipëria në 6 vjet është “rrudhur” në numra me 104872 qytetarë…
Në fakt e vërteta duhet lexuar ndryshe:
a) Shqipëria është boshatisur nga rreth 243 mijë shqiptarë;
b) dhe ndërkohë Shqipëria është mbushur me 138072 të huaj që kërkojnë leje qëndrimi në Shqipëri. Ndërkohë që rritja nga lindjet gjatë kësaj periudhe nuk e kalon shifrën 40 mijë në këto 6 vjet…
2.
Qeveria Rama ka dhënë gjatë periudhës 2014-2019, 63657 leje qëndrimi për azilkërkuesit e huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar në numër prej 138082. Pra qeveria shqiptare iu ka dhënë leje qëndrimi 46 përqind të imigranteve që kërkojnë azil në Shqipëri gjë që nuk ka ndodhur në këto 6 vite të qeverisjes Rama me kërkesat e shqiptarëve për azil në asnjë nga vëndet e ndryshme të BE, SHBA apo gjetiu…ku shqiptarët kanë shkuar e kanë kërkuar azil…
3.
Nga 63657 individë që kanë kërkuar leje qëndrimi në Shqipëri, më shumë se gjysma e tyre prej 32841 imigrantëve ose më saktë rreth 52 përqind e tyre kanë ardhur në Shqipëri për tu punësuar. Dhe 15337 vetë ose 24 përqind prej tyre kanë ardhur për bashkim familjar… Pra në total për punësim e bashkim familjar janë 48178 të huaj ose 76 përqind e atyre që kanë bërë kërkesë për punësim e bashkim familjar…Duke mirëpritur cdo azilkërkues të huaj sic janë pritur kudo shqiptarët duket që situatë është shumë shqetësuese e dramatike për Shqipërinë e shqiptarët:
a) në një vënd të boshatiset për 6 vjet me rreth 243 mijë shqiptarë;
b) në një vënd që njerzit largohen nga mungesa e punësimit dhe e shpresës…; për rrjedhojë
c) është shumë shqetësuese dhe duket jo fort normale që vëndin e shqiptarëve po e zënë të huajtë?! Madje 76 përqind e tyre kërkojnë të punojnë dhe jetojnë së bashku me familjet e tyre në këtë vënd që po boshatistet nga shqiptarët e papunë, të varfër e të pashpresë?!
4.
Ndonëse Shqipëria është natyrshëm vënd mirëpritës për cdo azilkërkues të huaj ashtu sic janë pritur kudo shqiptarët në vëndet e tjera, situate aktuale, përtej ketij reciprociteti dhe dëshirës së mirë të shqiptarëve , duket se është shumë shqetësuese e dramatike për Shqipërinë e shqiptarët: a) në një vënd të boshatiset për 6 vjet me rreth 243 mijë shqiptarë; b) në një vënd që njërzit largohen nga mungesa e punësimit dhe e shpresës…; c) shtrohet pyetja: nëse është normale që vëndin e shqiptarëve po e zënë të huajtë?! Për më tepër që nga INSTAT rezulton se nga të dhënat për popullsinë për vitin 2019 janë:a) lindje gjithsej 28651; b) vdekje gjithsej 21937; dhe c) për rrjedhojë shtesa natyrore vjetore është 6624, dhe kjo është më e ulta në 7 vitet e fundit..
5.
Ndërkohë që largohen nga vëndi në 6 vite rreth 243 mijë dhe shtesa natyre nuk është më e madhe se 7 mijë në vit rezulton se popullsia shqiptare është rrudhur vetëm nga emigrimi dhe nga rritja per shkak te raportit te lindjeve me vdekjet me rreth 200 mijë shqiptarë në këto 6 vitet e fundit të qeverisjes Rama… Por “falë politikave të kësaj qeverie” që në Shqipëri gjatë kësaj kohe kanë ardhur rreth 140 mijë qytetarë të huaj të cilët kërkojnë të qëndrojnë në Shqipëri për punë e studime…që duket sikur kjo rrudhje është zbutur ndërkohë që ka krijuar një shqetësim tjetër, atë të zëvëndësimit masiv të shqiptarëve me imigrantë, gjë që nuk ka ndodhur asnjëherë më parë, as në kaluarën e afërt dhe as në largmen. Nuk është ende e qartë nëse këta qytetarë të huaj së bashku me lejen e qëndrimit fitojnë edhe të drejtën për të votuar dhe për cilën parti do të votonin?!
6.
Duket si një këmban e fortë alarmi për Shqipërinë dhe shqiptarët! Vëndi po boshatiset sepse shqiptarët po largohen në mënyrë shqetësuese, aspak normale sic perpiqet ta paraqese Rama…për më tepër që sjellja dhe qeverisja Rama duket se po i detyron e ndoshta edhe nxit shqiptaret për tu larguar nga vendi. Por më e rënda është se për interesa të pushtetit personal, ekziston shqetesimi qytetare se Rama po “nxit” edhe zëvëndësimin e shqiptarëve me imigrantë të huaj, që kërkojnë punë në një vend që s’ka punë dhe që kërkojnë shkollim në një vend ku shkollimi blihet dhe deputetët janë më diploma të blera…Eshte e veshtire te provohet ky perfundim? Po me siguri mund te behet pyetja: Mos qoftë ky eshte një plan diabolik i Ramës dhe qeverisë së tij! Ndërkohë që vëndi po boshatiset nga shqiptarët dhe kufijnjtë e Shqipërisë po “futen në ujë”…?!
