Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A është e vërtetë që COVID –19 ‘preferon’ një grup gjaku më shumë se të tjerët?

18:26 / March 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
COVID 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një ekip shkencëtarësh kinezë ka kryer një studim të ri ditët e fundit, në përpjekje për të zbuluar lidhjen mes grupit të gjakut dhe rrezikut të hospitalizimit nga virusi që ka mbyllur në izolim një glob të tërë. Studimi kërkon pak kohë deri sa të publikohet, megjithatë, gjetjet e deritanishme tregojnë që ka një lidhje të tillë.

Grupi i gjakut A dhe virusi

Për kryerjen e studimit, ekspertët këqyrën grupet e gjakut në mesin e 2,173 individëve të shtruar në spital pas infeksionit me COVID-19. Secili prej këtyre individëve ishin të shtruar në spitale të ndryshme. Nga analiza e bërë, ekspertët zbuluan se një numër i madh njerëzish me grupin e gjakut A, ishin të shtruar në spital, si pasojë e infeksionit me COVID-19.

“Njerëzit që kanë grupin e gjakut A, janë ndjeshëm më të rrezikuar nga infeksioni me COVID-19, në krahasim me grupet e tjera”,- tha në një intervistë bashkëautori i studimit Jiao Zhao. “Njerëzit që kanë grupin e gjakut 0, kanë një rrezik ndjeshëm më të ulët nga ky infeksion”,- shtoi ai. Megjithatë, ekspertët nënvizojnë se rreziku të cilit i referohen ata është ai i shtrimit në spital si pasojë e infeksionit dhe jo thjesht infeksioni ose kapja e virusit COVID-19. Për këtë këshillë, ekspertët argumentojnë se në studim janë përfshirë vetëm njerëzit që kanë qenë aq sëmurë sa iu është dashur të shtrohen në spital dhe jo të tjerët të cilët e kanë kaluar atë apo ata që janë futur në karantinë.

A duhet të frikësohen njerëzit me grupin e gjakut A?

Sakthi Vaiyapuri, ekspert pranë Universitetit të Reading në Mbretërinë e Bashkuar, nënvizon se njerëzit që kanë grupin e gjakut A, nuk duhet të frikësohen nga gjetjet e para të studimit të lartpërmendur. “Të dhënat për arritjen e kësaj hipoteze janë të pamjaftueshme për të pretenduar me gojën plot se ka një lidhje të fortë mes grupit të gjakut dhe gjasave për tu sëmurë nga COVID-19”,- thotë ai. “Për arritjen e këtij konkluzioni, duhet të analizohen shumë parametra, ndaj këto gjetje kanë argumenta që nuk mbështeten nga komuniteti shkencor”,- shtoi Vaiyapuri. Sipas tij, gjetjet e ekspertëve kinezë mund të jenë thjesht rastësore dhe se situata aktuale është shumë e paqartë./AgroËeb/

COVID-19 grup gjaku tiranananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Protesta po ndot qytetin, e ka mbaruar misionin”, Çupi: Rama tregoi gatishmëri për të dëgjuar çdo shqetësim real të qytetarëve

18:50 / July 20, 2026

Sot dita më e nxehtë e vitit/ Temperaturat deri në 47 gradë në diell, vlerat më të larta të regjistruara në Berat

18:34 / July 20, 2026

Volkswagen nis ristrukturimin më të madh në histori, do të përgjysmojë gamën e modeleve

18:07 / July 20, 2026

24 orë nuk mjaftuan: Avokati australian akuzohet se faturoi deri në 34.5 orë punë brenda një dite

17:59 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.