Këngëtarja e njohur Rozana Radi ka vendosur t’i kushtojë pak vëmendje pyetjeve të ndjekësve të saj në Instagram. E pyetur nga një ndjekës nëse dëshiron që fëmija i saj i parë të jetë djalë apo vajzë, Rozana ka treguar se këtë dëshiron t’ja lërë në dorë Zotit.
“Janë punët e Zotit, nuk kam patur kurrë preferenca tek gjinia e të vegjëlve”, shkruan Rozana. Ndërkohë që në deklarata të saj të mëhershme, aktorja ka thënë se ajo nuk mendon martesën me fustanin e bardhë, për shkak se prindërit e saj nuk mund të jenë me të. Ajo ka disa vite e lidhur me partnerin e saj prokuror, ndërsa prej muajsh ka nisur edhe bashkëjetesën.