Ilir Meta shprehet se thirrja e Monika Kryemadhit në SPAK është e pritshme dhe normale, pasi, sipas tij, ajo është denoncuesja kryesore e aferës së inceneratorëve dhe shumë çështjeve të tjera.
Kreu i Partisë së Lirisë shton se ajo çfarë i bën habi është sesi SPAK regjistron aq shpejt kallëzime që dërgohen nga persona me të shkuar kriminale, ndërsa nuk ka një përgjigje për kallëzime me fakte dhe prova që çohen nga persona me autoritet publik.
“Ka me dhjetëra procedime të rreme, kallëzues të rremë dhe mos harroni se Kryemadhi është denoncuesja kryesore e aferës se inceneratorëve dhe shumë çështjeve të tjerave. Kështu që kjo është normale dhe e pritshme për të çfokusuar opinionin nga aferat që po ndodhin dhe që janë flagrante”, tha kreu i PL, në një intervistë për “Syri TV”.