Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A i hapi apo jo Kushtetuesja listat? Debati mbi vendimin për herësin

19:05 / July 1, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
votime
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për të pasur një panoramë të qartë se çfarë do të thotë vendimi i Gjykatës Kushtetuese që ka rrëzuar pjesërisht formulën e ndarjes së mandateve të deputetëve, që u aplikua për herë të para në zgjedhjet e 25 prillit duhet pritur zbardhja e plotë e tij.

Ekspertët shfaqen të ndarë në interpretimin e këtij vendimi, ku një pjesë thotë se ai hap 100 për qind listat, ndërsa një pjesë tjetër deklaron se ky vendim jo domosdoshmërisht do të thotë hapje të tyre.
“Siguron jo vetëm hapjen 100 për qind të listës, por edhe efektin 100 për qind të votës parapëlqyese, që ishte i pamundur për t’u realizuar në kushtet kur vihej si kusht kapërcimi i vlerës së herësit”, deklaron ish-kreu i KQZ-së dhe konstitucionalisti, Kristaq Kume.

Kume e interpreton vendimin si “shuplakë të fortë” ndaj partive të mëdha, që sipas tij keqpërdorën listat e hapura për interesat e tyre të ngushta. Ai sqaron se vendimi nuk ka efekt prapaveprues dhe nuk ndikon te rezultati i zgjedhjeve të 25 prillit.

Nga ana tjetër, ish-këshilltari i Gjykatës Kushtetuese, Dardan Mustafaj thotë për Euronews Albania se vendimi jo domosdoshmërisht do të thotë që listat hapen 100 për qind. Sipas tij, i vetmi nen që është shfuqizuar është ai që thoshte se ai kandidat që thyente herësin prej 10 mijë votash, mund të merrte mandatin e deputetit.

Gjithsesi, sipas tij, ky vendim është një sinjal se qytetarët do të kenë fjalën të parët në përcaktimin e deputetëve të Kuvendit.

Analisti Afrim Krasniqi thotë se për të pasur një përgjigje duhet pritur zbardhja e plotë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese, ndërsa as ai nuk parashikon që ky vendim të ketë efekt prapaveprues. Krasniqi thotë se Kushtetuesja me këtë vendim mund të ketë hapur një shteg të ri kundërshtimi të rezultatit të 25 prillit nga kandidatët që morën më shumë vota se emrat fitues, por që nuk arritën të thyejnë dot herësin.

“Vendimi, me siguri lidhet me zgjedhjet parlamentare 2025, pasi aktualisht procesi është mbyllur dhe KQZ ka shpërndarë 140 mandatet. Por nëse bie koncepti i herësit, bie formula kryesore e këtyre zgjedhjeve dhe me siguri, kandidatët e penalizuar do të kërkojnë rivlerësim të votave dhe mandateve të tyre”, shkruan Krasniqi. / Gazeta Si

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Administrativja urdhëroi zhbllokimin e pagave për GJKKO-në dhe Durrësin, Rama: Veproi me “shpejtësinë e skëterrës” për rrogat e veta! Dyert e Thesarit i hap vetëm Kuvendi

16:40 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.