Ditën e sotme, në emisionin televiziv “Talk Love Story”, Dea u është përgjigjur pyetjeve anonime që kanë ardhur në adresë të saj, si nga kandidatët, ashtu edhe nga ndjekësit.
Fronistja është shprehur hapur dhe pa dorashka për secilën nga pyetjet.
Cilin nga djemtë do të veçoje për mirë deri tani?
Dea: Algertin.
Çfarë të bën më shumë krenare për veten deri tani?
Dea: Fakti që ia kam dalë gjithmonë vetëm që shumë gjëra më është dashur t’i bëj vetëm. Falenderoj familjen, shoqërinë. Shumë beteja i kam pasur e vetme dhe kjo më bën shumë krenare për veten. Përpiqem që të ia kujtoj gjithmonë vetes se ia kam dalë gjithmonë mbanë vetëm edhe mund t’ia dal vetëm gjithmonë.
A të ka pëlqyer ndonjëherë i dashuri i shoqes?
Dea: Po një pëlqim… në momentin që shikoj dikë po, por asnjëherë nuk e kam zgjatur më tej. Në momentin që kam takuar dikë, kam thënë me vete: ‘po, ky qenka një djalë shumë i mirë’. Në momentin që është i dashuri i shoqes kam respekt maksimal dhe nuk e mendoj asnjëherë më tej.
Me cilin nga djemtë ndjehesh më shumë vetvetja?
Dea: Me Kristin.
Cili nga kandidatët të tërheq më shumë fizikisht?
Dea: Nga ana fizike, s’e di sepse mua më pëlqejnë disa. Fizikisht më pëlqen edhe Albjoni, edhe Bajroni që është “baby face”, më pëlqen dhe Algerti, nuk e di… Bëni palestër çuna!
