Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A i ka votat opozita parlamentare të pengojë paktin Rama-Basha për Kodin Zgjedhor. Ja numrat në Kuvend

17:28 / June 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PARLAMENT
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Myslim Murrizi si përfaqësues i grupit parlamentar demokrat, Nimet Musaj si përfaqësues i grupit parlamentar të pavarur dhe Edmond Stojku si kryetar i grupit parlamentar “Demokraci dhe Drejtësi” u takuan këtë të mërkurë me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi. Ata i kujtuan atij se kanë 31 deputetë në Kuvend dhe se pa u miratuar tre kërkesat e tyre; lista të hapura, vota e emigrantëve dhe depolitizimi i administratës, ata nuk do të votojnë ndryshimet në Kodin e ri Zgjedhor, më pak fjalë nuk do të votojnë paktin që kanë firmosur ata që kanë edhe mbështetjen në popull PS-PS dhe LSI.

Ta marrësh nga ana formale, “de jure” atyre u lind kjo e drejtë.

Ta marrësh nga ana etike, morale e politike ata nuk kanë asfare të drejtë. E para sepse ata erdhën në Kuvend si rezultat i deformimit të përfaqësimit politik, e dyta sepse deri më tash kanë bashkuar rregullisht votat me nismat e mazhorancës, dhe këtu flasim për  ato nisma të kontestuara gjerësisht nga shoqëria civile dhe institucionet, dhe së treti oponenca e tyre parlamentare ka qenë në kufijtë minimal dhe në disa raste ndjeshëm për të dëshiruar

“…Në total ajo (PS) ka ruajtur mesatarisht 88% të votave të Kuvendit, pra 38% më shumë sesa i duhen për miratimin e ligjeve (50%+1) dhe 28% të 140 deputetëve më shumë sesa numri i votave që i duhen për të miratuar ligje organike, me shumicë të cilësuar  …”, thuhet në raportin e fundit të Institutit të Studimeve Politike, ku vlerësonte ndër të tjera se kjo opozitë e re e kishte rritur frikshëm përfaqësimin e mazhorancës në Kuvend me 42%.

Në zgjedhjet parlamentare të 2017-ës, mazhoranca  fitoi 74 mandate dhe gjatë vitit të parë mori mbështetjen edhe të katër deputetëve të tjerë (3 PDIU dhe 1 PSD).

Për të kaluar ndryshimet në Kod duhen 84 vota dhe, me ecurinë e deritashme, Rama nuk e ka aspak të vështirë për të arritur kuorumin.

Këtij kuorumi mund t’i bashkohet formalisht jo vetëm Rudina Hajdari që është pjesë e Këshillit Politik, Ralf Gjoni që gëzon mbështetje tek ndërkombëtarët, por edhe deputetë si Lefter Maliqi që e deklaroi pro votën për Kodin.

Ai tha se, në dijeninë e tij janë edhe 6 deputetë të opozitës parlamentare që pritet të votojnë pro reformës

Kodin Zgjedhor
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

22:05 / June 4, 2026

Harmoni mes projektit dhe natyrës/ Arkitekti i kontraktuar për Zvërnecin, në Tiranë mes 600 arkitektëve botërorë

21:01 / June 4, 2026

Tabaku: Protesta kundër një sistemi që ndryshon ligjet për pakicën dhe përjashton shumicën

20:41 / June 4, 2026

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja/ Rritet nafta, ulet me 1 lekë benzina

13:49 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.