Bashkëshortja e futbollistit të Milanit, Mateo Musacchio, Irene Gonzalez, u është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve të saj, që kishin të bënin me disa aspekte të jetë së saj private.
“Çfarë mendoj për futbollistët që tradhtojnë? Është burri që tradhton, jo futbollisti. Sapo më jepet mundësia, shkoj në stadium për të ndjekur Milanin.”
Partneri i saj (me origjinë arbëreshe) ka lindur në Argjentinë , kështu që me të drejtë lind pyetja: Do të pranonte Irene të jetonte në këtë vend? “Jetës nuk i dihet kurrë, por do të preferoja të jetoja në Spanjë, në vendin tim”.
Atyre që janë kuriozë të dinë nëse ka kryer operacione plastike, ajo u përgjigjet: “Më pyesin gjithmonë nëse i kam bërë të pasmet. Janë natyrale, mund të pyesni Mateon.”






