Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A i penalizon shqiptarët? Italia bllokon lëvizjen për 13 shtete

20:34 / July 9, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rinas 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministri i Shëndetësisë së Italisë, Roberto Speranza, pas konsultimit me ministrat e punëve të jashtme, të brendshme dhe transportit, nënshkroi një urdhër për ndalimin e hyrjes dhe kalimit në Itali për qytetarë të 13 vendeve, që për 14 ditët e ardhshme duan të qëndrojnë ose të kalojnë tranzit.

Lista është si më poshtë: Armenia, Bahrein, Bangladesh, Brazil, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kili, Kuvajt, Maqedonia e Veriut, Moldavia, Oman, Panama, Peru dhe Republika Dominikane.

Për të garantuar një nivel adekuat të mbrojtjes shëndetësore, ministria informon, se gjithashtu janë pezulluar fluturimet direkte dhe indirekte drejt secilit nga vendet më lart . “Në botë, pandemia është në fazën e saj më akute.

Ne nuk mund të rrëzojmë sakrificat e bëra nga italianët në këto muaj. Kjo është arsyeja pse ne kemi zgjedhur një linjë maturie maksimale “, nënvizoi ministri. Ndalesa vlen edhe për ata që kanë qëndruar në ato shtete, në 14 ditët e fundit.

Në listën me vendeve të ndaluara është përfshirë nga vendet e Ballkanit edhe Maqedonia e Veriut.

Edhe pse me të njëjtat shifra mbi Covid-19, Shqipëria ndryshe nga Maqedonia e Veriut, nuk është përfshirë nga Italia në listën e vendeve të ndaluara.

Kujtojmë se BE nuk e ka përfshirë Shqipërinë në listën e vendeve që duhet të lëvizin lirshëm pas 1 korrikut, kjo për shkak të situatës së shifrave gjatë ditëve të fundit, me Covid 19.

Shqiptarët janë në pritje, që më 15 korrik, kur për vendet e tjera të merret vendimi, të mund të ndizet drita jeshile, që të lëvizin lirshëm edhe për në Francë, Gjermani, Holandë etj.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Opozita bllokon sërish hyrjen e Qeverisë së Kosovës: “Kurti dhe ministrat janë uzurpatorë”

12:17 / August 25, 2026

Atentati në Dukagjin/ I shpëtoi breshërisë me mbi 50 plumba kallashi, Lazer Bashi eci 2 km i plagosur për të kërkuar ndihmë/ U fsheh në makinë derisa autorët u larguan

11:43 / August 25, 2026

SHBA ngushton masat për naftën iraniane, i gjithë rrjeti që mundëson lëvizjen e anijeve cisterna nën shënjestrën e sanksioneve amerikane

11:31 / August 25, 2026

Përshkallëzohet lufta tregtare SHBA-Kanada, Otava përgjigjet sot ndaj tarifave 50% për automjetet dhe çelikun

11:20 / August 25, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.