Mbrëmjen e sotme të ftuar në emisionin “Zonë e Lirë” janë ish deputeti Ervin Salianji dhe Arjan Çuri, për të folur mbi ngjarjet e fundit të aktualitetit në vend. “Ervin Salianji, ti duhet të deklarosh sonte publikisht se mund të ishe në këto momente që po flasim edhe brenda në qeli. Ç’mund t’i thuash sonte Zoti që na sheh, a je njeri me fat?”, e ka pyetur Çani Ervin Salianjin në rubrikën “Pyetja që vret”. “Fat të madh kam, por jo për arsyen që jam jashtë, dhe për arsye të tjera”, ka thënë Salianji. “Mund të ishe vërtetë në qeli sot, më kanë thënë pas një viti?”, e ka pyetur Çani. “Është një çështje e stisur për gjyqtarin që ka dhënë vendimin, që është shërbëtor i bandave, ka rënë në disa përgjime me banda”, u shpreh Salianji.
Postime te ngjashme
Add A Comment