Deputeti, Alket Hyseni deklaron se Partia Socialiste nuk ndihet e kërcënuar për çështjen e koalicioneve, pasi sipas tij është fituese dhe me koalicione.
Hyseni thotë se dëshmi për këtë gjë janë sondazhet që janë bërë.
“Nuk është se ka qenë pjesë e marrëveshjes çështja e koalicioneve. Opozita mund të ngre 100 pretekste duke thënë që nuk është dakord, edhe kur ne të miratojmë ligje të ndryshme. Unë mendoj që këto janë frikë nga zgjedhjet e ardhshme. Do ta ftoja opozitën, ashtu që ashtu siç pretendon që kemi mbështetjen e shqiptarëve, të shkojë ta provojë në prill, ose në fillim të majit se sa mbështetje ka nga shqiptarët. E t’i lëri këto kapriço të formulave matematikore, të përkthimit të vullnetit të njerëzve. Tek e fundit çfarë po thonë këto propozuesit. Po thonë që të mos ketë më lista pafund koalicionesh, por çdo subjekt politik sa i vlen lëkura të shkojë para shqiptarëve”, nënvizoi Alket Hyseni.
Ai foli dhe se kush favorizohet nga koalicionet. “Përse na favorizon ne? Ne na favorizon për sa kohë që bëjmë punë të mira çdo formulë. Ne dhe me koalicion a kemi fituar, a kemi qenë favorizuar. Ne jemi fituesit. Më pas në 2017 kemi qenë pa koalicione, në të dy zgjedhjet e fundit në dy forma të ndryshme ne kemi fituar. Ne kemi qenë fitues në çdo sistem dhe jemi me sondazhe. Por nuk është çështja ta ngremë debatin në interes personal, sepse ndryshe nuk do të kemi kurrë një marrëveshje”, thekson Hyseni.