A jetoni me një “mik besnik”? Nëse po, atëherë studimet e fundit kanë vërtetuar se përveç të paturit një shokë të besueshëm, do të keni edhe shëndet më të mirë kardiovaskular dhe qëndrueshmëri fizike.
Sipas studimit të quajtur “Kardiovize Brno 2030”, ekspertët studiuan një popullatë nga Evropa Qendrore, të cilët ishin të përbërë nga 1769 persona, të moshës 25 deri në 64 vjeç, 44.3% e tyre meshkuj, dhe pa histori sëmundjesh të zemrës.
Brenda disa vitesh studiuesit krahasuan pronarët e qenve dhe njerëzit që kishin kafshë shtëpiake të tjera ose pa asnjë kafshë shtëpiake në të gjithë parametrat si shëndetin kardiovaskular, indeksin e masës trupore, dietën, nivelet e aktivitetit fizik, presionin e gjakut, pirjen e duhanit dhe nivelin e kolesterolit.
Nga të gjithë pacientët 24.3% kishin një qen, dhe rezultoi se ky grup njerëzish pi duhan më pak, ishin më aktiv fizikisht dhe kishin nivele ideale të glukozës në gjak dhe kolesterolit “të mirë” krahasuar me pjesëmarrësit e tjerë. Këto dhe parametra të tjera fizikë rezultuan në shëndet më të mirë kardiovaskular dhe rrezik më të ulët të sëmundjeve të zemrës.
Shkencëtarët i shpjegojnë këto përfitime shëndetësore me faktin se pronarët e qenve janë më aktivë fizikisht sesa njerëzit që kanë kafshë të tjera shtëpiake ose nuk kanë kafshë shtëpiake fare. Nëse keni një qen, ju ka shumë të ngjarë ta ecni vetë dhe të jeni më aktiv fizikisht sesa shumë njerëz të tjerë pa e vërejtur këtë gjë.
Përveç se na bëjnë të ecim më shumë, lidhja njeri-qen ka një efekt të përgjithshëm pozitiv në cilësinë e jetës tonë, dhe mjekët besojnë se fushatat publike që promovojnë pronësinë e qenve janë një hap i mirë në rrugën drejt një shoqërie më të shëndetshme.