Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

A ju kujtohet “rradha jonë” e qumështit?

20:44 / January 26, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spahiuu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Kreshnik Spahiu

Ishte ora 4:30 e mëngjesit. Babai më zgjoi dhe unë u vesha me shpejtësi. Mora shishet e qumshtit dhe zbrita me vrap shkallët drejt dyqanit të bulmetit.

U trishtova shumë kur pash që kisha 50 shishe të tjera pëpara. Kjo nënkuptonte që në rradhë kisha 50 burra dhe 50 gra përpara që do kishin mundësi të blenin qumësht para meje.

Dyqani hapej ora 8:00 mëngjesit dhe unë prita me ankth 3 orë deri sa erdhi furnizimi.

Erdhën vetëm 20 arka me qumësht dhe unë nuk munda të marr dy shishe për familjen time.

Ishte viti 1987 dhe Shqipëria vuante nga kriza e ushqimeve bazike:

– rradhë për qumësht

– rradhë për bukë

– rradhë për vezë

– rradhë për vaj guri

– rradhë për miell dhe sheqer

E çuditshme ishte se nuk kishte një rradhë por dy: majtas rradha burrave dhe djathtas e grave. Shitësi mbante rradhën: Një burrë, një grua.

Ne adoleshentët e lagjes kishim gjetur një zgjidhje. Shpesh ndihmonim vullnetarisht në dyqan që të na jepnin ushqime pa rradhë.

Për disa produkte s’lejohej rradhë sepse ishin me racion dhe “tollon”:

– 1 kg mish në muaj

– 1 kg sallam në muaj

– 1 pulë në muaj

– 1 pako mish të grirë në muaj

Mu kujtua kjo histori kur pash sloganin e Partisë Demokratike për fushatë elektorale:

“Rradha jonë”

Qesha dhe i mirkuptova.

“Legjenda” e tyre është rritur 50 vite duke pritur rradhën për çdo gjë. Komunist i vjetër. Gjysëm shekulli duke pritur në rradhë qumshtin dhe 35 vjet në rradhë duke prit pushtetin.

Ai mendon se edhe pushteti është rradhë dhe prandaj bën pazare me shitësin..

Ai gjithë diskursin politik e ka me “shishe qumshti”. Ka vendosur shishen dhe pret rradhën.

– E keni parë që nuk lë asnjë parti të hyj në rradhë?

– E keni parë që dhe listat e deputetve i ka me rradhë?

Pret që Rama të mbush “thesin me ushqime” dhe të largohet. Ai pret dhe nuk largohet deri sa ti vij rradha por nuk arrin ta kuptoj, që koha e rradhave ka perënduar.

Edhe sikur të rikthehet koha e rradhave atë do e largonin nga dyqani sepse ka mbush thesin disa herë.

Populli ka vite që pret në rradhë dhe largohet bosh si unë në moshën 15 vjeçare i përlotur që nuk i çova dot ushqime prindërve.

Prandaj i kujtoj Sali Berishës që pushteti nuk dhurohet as me rradhë dhe as me pazar.

Rradha jote ka kaluar doktor.

Largohu se është rradha e të tjerve ………..

qumeshtit radha spahiu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrotacion administrativ në vend të rrotacionit politik

20:00 / July 16, 2025

Rrënjët e rrumpallës së territorit, ligji 7501 apo Berisha-92?

14:20 / July 15, 2025

Po autostrada Milot-Shkodër kur do të ndërtohet?

14:20 / July 14, 2025

Sondazhi/ Treçereku i shqiptarëve e duan aksionin në territor, por pas përfundimit të sezonit veror

17:40 / July 13, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.