Eneda Tarifa është një ndër këngëtaret që ka qënë gjithmonë hermetike me jetën e saj private. E ftuar këtë të mërkurë në emisionin “Soiree” Eneda është pyetur nëse është dikush në zemrën e saj dhe këngëtarja e njohur ka pohuar që është vetëm vajza e saj.
“Po është dikush, le ta pranojmë dhe ajo është Aria Zaloshnja dhe ka pjesën më të madhe të zemrës time. Për momentin nuk ka vend për askënd tjetër”, është shprehur Eneda Tarifa.
“Po pjesën e vogël kujt ja ke lënë”,e ka ngacmuar më tej Anita Haradinaj.
“Njëherë që të jepet mundësia që të kesh pak vend për vetën tënde dhe të mos e shfyrtëzosh për veten tënde? E atë t’ja lesh dikujt tjetër është e tmerrshme, as bëhet fjalë”, ka shtuar Eneda Tarifa.
