Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A ka emra të tjerë në listën e zezë të SHBA? Kim: S’është koha të flas për këtë gjë, informacionet për Llallën, Doshin dhe Dakon janë të rënda

21:34 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
yuri kim 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ambasadorja Yuri Kim deklaroi në intervistën me gazetaren Esiona Konomi se informacionet në lidhje me shpalljen non grata të Tom Doshit, Adriatik Llalës dhe Vangjush Dakos kanë të bëjnë me diçka të rëndë. Ajo tha se informacionet janë konfidenciale, dhe të klasifikuara që nuk mund të ndahen publikisht, por shtoi kur sekretari i shtetit e lidh emrin e tij me një përcaktim të tillë, kjo nuk është diçka e lehtë.

“E saktë. Në raste të tilla, kur Sekretari i Shteteve të Bashkuara lëshon një caktim të tillë, përdoret i gjithë informacioni që është paraqitur. Dhe është një proces shumë rigoroz që përfshin shumë dokumentacion dhe informacione të shumta, disa prej të cilave janë të disponueshme publikisht dhe disa të tjera janë të klasifikuara, kështu që nuk mund të ndahen dot publikisht.

Ajo që dëshiroj të siguroj, është që njerëzit duhet të kuptojnë se nuk është diçka që e bëjmë me lehtësi. Sepse, zakonisht për këtë proces, që kjo të ndodhë, nevojiten vite të tëra dhe shumë-shumë shqyrtime. Dhe kur sekretari i shtetit të mund të lidhi emrin e tij me një përcaktim të tillë, kjo është vërtetë një gjë e rëndë. Nuk është diçka e lehtë”, u shpreh Kim.

Ajo shtoi se disa nga informacionet janë ndarë me autoritetet shqiptare, por theksoi se një pjesë e tyre janë të klasifikuara. “Mendoj që disa nga informacionet që mund të ndaheshin, i kemi ndarë. Por sikundërse ju thashë, janë edhe informacione të klasifikuara të përfshirë në këtë”, deklaroi ajo.

A ka emra të tjerë në proces që mund të shtohen në listën e zezë? Kim deklaroi se nuk është koha për të folur për këtë gjë. “Nuk do ta diskutoj këtë në këtë kohë”, u shpreh Kim. / ABC

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedi në Rusi: Orteku merr 11 jetë, gjashtë të plagosur dhe disa të zhdukur

17:59 / September 7, 2026

Pushimet kthehen në tragjedi për familjen nga Kosova, humb jetën 68-vjeçari në plazhin e Velipojës

17:38 / September 7, 2026

Harta e botës mund të ndryshojë, OKB mbështet projeksionin që i jep Afrikës përmasat reale

16:59 / September 7, 2026

Kujt ka gjasa t’ia japin votën banorët e rritur të bashkive që do të zgjerohen?

16:00 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.