Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A ka rrezik për tërmet tjetër? Meta i përgjigjet gazetarit boshnjak: Nuk jam shkencëtar, por…

16:10 / December 22, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
meta
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gjatë intervistës së tij për televizionin boshnjak “O Kanal”, presidenti Ilir Meta ka falenderuar edhe Bosnje Hersegovinën për solidaritetin dhe ndihmën e dhënë ndaj tërmetit.

I pyetur nga gazetari, nëse ka mundësi për të pasur një tërmet tjetër, Meta është shprehur se nuk është shkencëtar probabiliteti ekziston dhe duhet pasur kujdes.

Sipas Kreut të Shtetit, nisur nga frekuencat e tërmeteve në vendet e tjera si Greqia, Italia apo Bosnja, është e qartë se jemi në një zonë shumë të ndjeshme.

Gazetari: Ne e nisëm këtë bisedë me një pyetje në lidhje me tërmetin dhe dëshiroj të përfundoj po me një pyetje në lidhje me tërmetin. A ka ndonjë informacion në lidhje me mundësinë për të pasur një tërmet tjetër?

Presidenti Meta: 
Unë nuk jam shkencëtar, por do të isha shumë i kujdesshëm për rrezikun e tërmeteve në Shqipëri dhe rajon, sepse nëse ndjekim me vëmendje të gjitha këto zhvillime dhe këtë frekuencë të tërmeteve në vendet e tjera si Greqia, Italia, etj. Bosnja, etj., është e qartë se jemi në një zonë shumë të ndjeshme.

Unë kam studiuar për ekonomi dhe një nga lëndët kryesore të studimit të ekonomisë është statistika dhe probabiliteti. Në bazë të kësaj, ne duhet të jemi gjithmonë të përgatitur për t’u përballur me një emergjencë të tillë civile, sepse nuk mund ta parashikojmë saktësisht, por duhet të jemi përgjegjës dhe vizionarë.

Asnjëherë nuk dëshirojmë që të ndodhë në asnjë vend të botës, por nëse ndodh duhet të jemi të gatshëm të përballemi me të gjitha pasojat, sepse përgjegjësia e liderëve nuk është të qahen në momente të tilla, por të udhëheqin dhe të komandojnë këtë operacion. Të inkurajojnë, t’u japin shpresë njerëzve, duke pasur gjithmonë ekipe shumë profesionale të shpëtimit dhe reagim shumë të mirë-organizuar dhe të centralizuar në raste të tilla. 

Meta
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rama për “Paketën e Maleve”: Nuk është ligj për oligarkët, por për familjet që nuk kanë titull pronësie

21:17 / July 24, 2026

Stuhi me breshër në juglindje dhe qendër të vendit/ Përmbytje, pemë të rrëzuara dhe bagëti të goditura nga rrufeja

20:47 / July 24, 2026

Rëndohet bilanci i viktimave nga krimi në Roskovec, ndërron jetë edhe ish-vjehrra e plagosur nga ish-dhëndri

20:27 / July 24, 2026

Shqipëria mes stuhive dhe flakëve: reshje e vetëtima në disa zona

18:05 / July 24, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.