Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

A ka “turbulenca” në martesën me Mark Frrokun? Rudina Dembacaj habit me përgjigjen e saj

22:23 / April 12, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Rudina
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktorja e humorit, Rudina Dembacaj ka folur në lidhje me marrëdhënien që ka me bashkëshortin e saj, Mark Frrokun, duke zbuluar edhe mesazhet e fundit që kanë shkëmbyer me njëri-tjetrin.

Ajo ishte e ftuar në një intervistë pas premierës së filmit të saj “Dashuri dhe Turbulenca.” Duke marrë shkas nga titulli i filmit, ajo u pyet nëse në dashurinë e saj me Mark Frrokun ka turbulenca. Dembacaj u shpreh se në dashurinë e saj ka turbulenca “të lehta” dhe se është shumë e lumtur që diskutimet e saj dhe Frrokut shkojnë vetëm në debate. Por, ajo ka zbuluar edhe bisedën e fundit që ka zhvilluar me partnerin e saj. Ajo tregoi një mënyrë se si ia shpreh dashurinë ish-deputetit.

“Patjetër që ka turbulenca, turbulenca shumë të lehta do thoja. Dhe jam shumë e lumtur për këtë dhe shumë krenare, sepse diskutimet tona shkojnë maksimumi në debate. Në fillimet tona… të lexoj çfarë i kam thënë sot Markut. Unë gjatë gjithë kohës bëj shumë shaka me Markun sepse dua ta kujtoj gjatë ditës, por nuk e besdis ndonjëherë, as ai mua, me këtë “alo ça po bën”. Më duken shumë klishe. Dhe për t’i thënë në një farë mënyre tjetër që e dua i thashë: “Zemër ka raste që mendoj se nuk do të të lë asnjëherë dhe frikësohem. Se sikur po më ndryshon karakteri.”

“Hahaha”-thotë, “Po si i ke këto mendime zemër. Ti vetëm me mua se s’ka si bëhet ndryshe”- tregoi ajo në “Jeto me Orën.”

Aktorja ka rrëfyer gjithashtu se ajo dhe Mark Frroku janë gati për fëmijën e tyre.

“Dashtë Zoti sa më shpejt, e duam kaq shumë familjen tonë të madhe dhe nëse do jemi të bekuar me një fëmijë tjetër, jo vetëm ne por gëzimi do mbërrijë tek e gjithë familja”– tha ajo.

rudina meshazhe

Mark Frroku martesa Rudina Dembacaj
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Mos më prek familjen”, plas keq mes Akilit dhe Adrianit në BBVK 5

22:54 / November 4, 2026

Pasuria e Michael Jackson/ E bija kërkon 600 milionë dollarë, padit përmbaruesin: 17 vite pa financuar fondin për ne fëmijët

22:23 / November 4, 2026

Angela Martini konfirmon ndarjen nga biznesmeni rumun pas 8 vitesh martesë

10:09 / November 3, 2026

“O çuna, a besoni në…”/ Heidi Baci zbulon prapaskenat e “Për’puthen”: Jam afeksionuar me konkurrentët…

20:39 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.