I ftuar në një emision televizin kryeministri Edi Rama është përgjigjur pyetjes së gazetares Nisda Tufa se për çfarë do t’i kërkonte falje shqipëtarëve.
A keni diçka për të kërkuar ndjesë?
Rama: Kam kërkuar ndjesë në rastin e Kukësit, sepse u ndërtua strategji e gabuar. U bënë llogaritë pa hanxhiun. Kuptova që njerëzit kishin të drejtë. Ndjesa është e pandashme kur lidershipi ka karakter.