Nga hyrja e Kuvendit të Shqipërisë, i pyetur nëse ka frikë nga SPAK pas thirrjes që i bëri kryeministri Edi Rama për ta hetuar, ish-kryeministri Sali Berisha i prerë tha se nuk i druhet asgjëje në tokë. Ish-kryeministri tha se ka kod të pathyeshëm.
“Absolutisht asgjëje në tokë s’i druhem sepse unë kam kodin tim të pathyeshëm dhe ky është pansiri i Sali Berishës”, tha ai.
Berisha gjithashtu u shpreh se ai që duhet të ketë frikë nga drejtësia është Basha, sepse është i përfshirë në afera të ndryshme ndërkombëtare dhe jo ai.
