Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lifestyle

A mund të futeni në ujë menjëherë pasi jeni ushqyer?

22:44 / June 27, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noti
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për dekada të tëra, prindërit na kanë paralajmëruar të mos futemi në det menjëherë pas ngrënies, duke na bërë të presim të paktën një orë.

Por a është kjo këshillë vërtet e bazuar në fakte shkencore, apo thjesht një mit i trashëguar brez pas brezi?

Ideja qëndron te teoria se gjaku përqendrohet në stomak për të ndihmuar tretjen, duke lënë më pak oksigjen për muskujt, gjë që supozohet të shkaktojë ngërçe apo të fikët në ujë.

Por, sipas Dr. Matthew Badgett nga Klinika e Cleveland-it, kjo nuk është plotësisht e saktë.

Trupi ynë ka mjaftueshëm gjak për të mbështetur njëkohësisht procesin e tretjes dhe aktivitetin fizik të moderuar, siç është noti i lehtë.

Për shembull notarët hanë rregullisht para garave për të pasur energji.

Ajo që shmangin është ushqimi në sasi të mëdha dhe aktiviteti shumë intensiv menjëherë pas ngrënies.

Për shumicën e njerëzve që thjesht duan të freskohen në det apo në pishinë, nuk ka asnjë arsye reale për të pritur, përveçse nëse ndihen të rënduar apo të fryrë.

Shkenca tregon se ngërçet janë më të lidhura me dehidratimin dhe tendosjen, sesa me vetë ushqimin.

‘Qepjet’ që ndjejmë në bark gjatë notit apo ushtrimeve shpesh lidhen me fryrjen ose me konsum të tepërt të lëngjeve përpara aktivitetit, jo domosdoshmërisht me ushqimin.

Kur duhet të shmangni hyrjen në ujë?

-Pas një vakti shumë të rëndë apo konsumit të alkoolit

-Nëse ndiheni të përgjumur, të fryrë apo të përzier

-Në ujë të thellë nëse nuk jeni notar i sigurt

Sipas statistikave të qendrave ndërkombëtare për sigurinë në ujë, rreziku më i madh për mbytje lidhet me mungesën e mbikëqyrjes, përdorimin e alkoolit dhe pamjaftueshmërinë në aftësitë e notit, jo me ushqimin.

Mund të hysh në ujë, nëse ndihesh mirë dhe nuk ke konsumuar ushqim në sasi të mëdha. Sigurohu që je i hidratuar dhe shmang aktivitetet e sforcuara menjëherë pas vakteve.

Për një zhytje relaksuese apo lojë në det, nuk ka asnjë rrezik të provuar.

keshilla noti tretja uje ushqimi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rrobat e reja kanë një kosto të padukshme: Pse duhen larë para përdorimit?

10:09 / August 29, 2026

U hodh me makinë në ujë bashkë me bashkëshorten brenda, arrestohet 46-vjeçari shqiptar. Gruaja: Donte të më…

15:55 / August 20, 2026

Luksi bie, ankandet rriten/ Të pasurit shpenzojnë për ora, bizhuteri dhe objekte të rralla me histori

19:04 / August 14, 2026

Pse disa njerëz pickohen më shumë nga mushkonjat? Studimi zbulon rolin e aromës së trupit

15:54 / August 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.