Në media qarkulloi lajmi se Klodian Rasha dhe efektivi që e vrau Nevaldo Hajdaraj njiheshin më herët me njëri-tjetrin.
Për këtë ka reguar dhe prokuroria e Tiranës e cila ka arritur në përfundimin se ata të dy nuk njiheshin më parë.
Ndërkaq, javën e ardhshme pritet të mbyllen hetimet dhe dosja të dorëzohet në gjykatë si dhe do të bëhet komunikimi i akuzës për të pandehurin Hajdaraj. Ndërkohë hetimet do të vijojnë për armën e gjetur në zonën ku u vra i riu.