A po pëson mutacion virusi për tu bërë më i dobët, apo më infektues, apo është herët për ta thënë këtë? Të treja këto interpretime janë cështje e ditëve të fundit në botë.
Koronavirusi sigurisht që pëson mutacion, viruset e bëjnë këtë gjatë gjithë kohës. Çështja është nëse shumica e këtyre mutacioneve të mos ndryshojë sjelljen e virusit.Shkencëtarët kanë analizuar kodin gjenetik të tij, por nuk kanë testuar atëherë nëse janë kuptimplota në laborator.
“Më pëlqejnë gjenomet, por ka shumë pak për të thënë”, thotë dr. Lucy Van Dorp, kërkimet e të cilit në UCL kanë identifikuar rreth 200 mutacione që po ndodhin rregullisht tek koronavirusi.
Një mutacion i “proteinës spike” kritike që përdor virusi si çelës për të hyrë në trupin e qelizës po merr një ëmendje të konsiderueshme. Mutacioni është i përhapur, dhe kjo mund të jetë sepse po e bën virusin më infektues apo mund të jetë një rastësi.
“Për momentin nuk kemi ndonjë të dhënë çfarëdo biologjike, është një vëzhgim interesant që ia vlen të ndiqet, por për momentin nuk ka më shumë se kaq”, thotë prof. Jonathan Ball nga universiteti i Nottingham raporton BBC.
Është e rëndësishme të kuptosh mutacionin. Ai na tregon nëse koronavirusi po bëhet më shumë apo më pak kërcënues, nëse imuniteti do të durojë dhe na informon për kërkimet për vaksinën apo ilaçet për të.
