Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A po dështon SPAK? 3 milionë dollarë paga, por ka bllokuar në 2021 vetëm 4 apartamente, 1 hotel, 2 lokale, 1 pulari

20:02 / April 25, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
spak 1 658x450 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Për vitin 2021, SPAK ka qenë një ndër institucionet më të mirë paguara të administratës publike. Megjithëse nuk është plotësuar ende me stafin e plotë, si për sa i përket numrit të prokurorëve të posaçëm, ashtu dhe hetuesve të BKH, në Buxhetin e vitit të shkuar SPAK ka pasur një fond pagash prej 342 milionë lekësh, afërisht 3.4 milionë dollarësh. Në raportin e punës së sapo depozituar në Kuvend, SPAK raporton se ka mundur të përdorë vetëm 84% të fondit të pagave, 237 milionë lekë, afërsisht 2.3 milionë dollarë.

Gjatë vitit 2021 kanë mbetur pa plotësuar pozicioni për 3 prokurorë, 32 Hetuesit e Byrosë Kombëtare të Hetimit por gjithashtu edhe të personelit administrativ, shpenzimet e kësaj natyre ekonomike kanë rezultuar me këtë nivel mosrealizimi.

Në total, bashkë me shpenzimet e tjera, SPAK ka pasur në dispozicion një fond buxhetor prej 500 milionë lekësh, apo 5 milionë dollarësh, nga i cili ka përdorur 81%, 325 milionë lekë, apo rreth 3.2 milionë dollarë.

Ndërkohë që të ulëta në raport me pagat e me shpenzimet e tjera rezultojnë konfiskimet e kryera Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit e Krimit të Organizuar. Në listë rezultojnë 4 apartamente, një hotel bashkë me një restorant, 2 lokale me sipërfaqe përkatësisht 300 dhe 120 metra katrorë, dhe një sipërfaqe toke prej 22.3 mijë metrash katrorë.

Në listë shtohen edhe tre llogari bankare me vlerë totale rreth 450 milionë dollarë, si dhe 15 automjete, 64 aparate celularë, e pajisje të tjera me vlera më të vogla.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

14:20 / October 7, 2026

Rama pret ambasadoren e re të Zvicrës, diskutojnë për arsimin profesional dhe mundësitë për biznesin zviceran në Shqipëri

12:57 / October 7, 2026

Shpërthim me tritol në Elbasan, dëmtohet rrethimi i banesës së një 69-vjeçari. Zbulohen detajet e para

12:47 / October 7, 2026

Kryeministri Rama në Akademinë e Sigurisë, nis viti i ri akademik: “Ju do të jeni policët e së ardhmes”

12:18 / October 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.