Kreu i SPAK, Arben Kraja u shpreh në një intervistë për Euronews se ish-kryeministri, Sali Berisha dhe ish-presidenti Ilir Metaj po hetohen për dosjet që gjenden në SPAK.
‘Çështja është nën hetim, e kam deklaruar dhe në disa raste të tjera. Janë duke u kryer të gjitha veprimet që duhen kryer për të sqaruar se çfarë ka ndodhur. Në fund, padiskutim që do të analizohen provat dhe kushdo që do të ketë përgjegjësi, do përgjigjet. Çështja e Gërdecit është një çështje e vjetër, e cila është hetuar, gjykuar, ka një vendim përfundimtar nga Gjykata e Tiranës, kaluar edhe në Apel.
Ndërkohë, pjesa që i takon zotit Mediu ishte mbetur pezull në Gjykatën e Lartë, për arsye të imunitetit. Është bërë një betejë e gjatë ligjore midis SPAK dhe avokatëve, nëse duhej rihapur apo jo kjo çështje. Ka shkuar rasti deri në Gjykatën Kushtetuese dhe kja thënë po, duhet të vazhdojnë hetimet. Çështja është nën hetim. Se çfarë do bëhet, është çështje që i dinë prokurorët e çështjes. Hetimet për ish-presidentin, Ilir Metaj për lobimin e LSI po vazhdojnë’, tha Kraja.
