Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

A po ideon një spektakël të ri humori? Altin Basha tregon arsyen e largimit nga “Portokallia”

18:21 / December 15, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Altin Basha 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Altin Basha i cili nga sot është drejtor i Teatrit Eksperimental , ka shpjeguar arsyet e largimit nga spektakli “Portokalli”. Ai deklaroi në ABC se e ka parë largimin si një hapësirë lirie, për sa kohë kjo liri cenohej duke bërë që arsyeja pse drejtonte këtë spektakël humori të binte.

Ai deklaroi se eksperiencën që mori nga 17 vite në drejtim të këtij programi do ta vërë në jetë në një tjetër projekt për të cilin nuk dha një datë të saktë por theksoi se mund të nisë në mes ose në fund të mandatit në krye të Teatrit Eksperimental (mandati zgjat 3 vite).

Basha foli edhe për kauzën e Teatrit duke deklaruar se e ka parë projektin të cilin e cilësoi si godina e ndërtuar pas 100 vitesh e që do i shërbejë shqiptarëve, ndoshta në 200 vitet e ardhshme.

Pjesë nga biseda me gazetarin Endri Xhafo

Pse u larguat nga Portokallia?

Është shumë shpejt për të folur në detaje por ky vendim që e kam marrë pas 17 vitesh do ta jap një përgjigje. Unë nuk kam ndërmend të ushqej thashethemet. E kam parë si një hapësirë lirie. Në momentin kur kjo liri cenohet, arsyeja pse drejtoja Portokallinë ra. Është një kontribut që mendoj se me kohën do të vlerësohet më shumë. Nuk mendoj fare që do të bjerë Portokallia pas ikjes sime. Do duhet të presim për të parë. I uroj suksese atyre që janë atje. Nuk e kam bërë vetëm punën, ka qenë një punë grupi. Kam qenë i privilegjuar që kam punuar me një grup të rinj.

Për të bërë një portokalli në një vend tjetër?

Ndoshta

Nëse nuk do të ishin arsyet do të ishit larguar nga Portokallia?

Jo. Në fund të mandatit ose edhe në mes mund të krijoj një projekt. Ajo që mund të them është se kam krijuar një eksperiencë fantastike atje. Ajo eksperiencë e krijuar pa dyshim që diku do të shprehet.

A do vazhdojnë artistët të jenë të përçarë për Teatrin?

Ajo lloj përçarje nuk ekziston. Mendoj që nuk është problem themelor në komunikim. Ligjet e punës janë të tjera, bindjet politike janë të tjera.

Keni padurim për të parë Teatrin e ri?

Unë e kam parë projektin. Unë mendoj se është dashur të theksohet se po ndërtojnë një Teatër Kombëtar pas 100 vitesh. Kemi pasur një ndërtesë të adoptuar. Do kemi një teatër që do i shërbejë shqiptarëve ndoshta në 200 vitet e ardhshme.

Altin Basha portokallia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.