Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

A po krijohet “super-mafia”? Drejtuesit e Ndraghetas, Camorras dhe Cosa Nostras bëhen bashkë

08:57 / October 28, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 fc91ebc88eb2479ea3aea41736e0c083
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Disa burra duke drekuar me makarona dhe nga një gotë verë përpara tyre në tryezë. Në pamje të parë fotoja e mësipërme që po bën xhiron e rrjetit mund të duket normale, por gjithçka përmbyset kur kupton se personazhet që po drekojnë së bashku, janë krerët e tri sindikatave më të njohura kriminale në botë.

“Kokat” e Ndrangheta me bazë në rajonin gadishullor të Kalabrisë, Camorra-s së Napolit dhe Cosa Nostra-s me bazë Siçilinë, dyshohet se u kapën nga kamera duke ndarë një vakt së bashku në një kopsht.

Sipas mediave ndërkombëtare, besohet se fotoja është realizuar në prill të vitit 2021 dhe tashmë ekziston frika se tre grupet më të fuqishme mafioze të Italisë mund të kenë krijuar aleancën e frikshme të pagëzuar si “super mafia”.

Takimi thuhet se ishte një nga shumë mbledhjet që policia kishte pasur nën vëzhgim, me prokurorët që paralajmëronin shfaqjen e një koalicioni të madh krimi në veriun e pasur të Italisë.

“Këtu është Milano”, u dëgjua një i dyshuar mafioz i Camorra-s duke i thënë një aleati. “Ne nuk jemi në Sicili, nuk jemi në Romë, nuk jemi në Napoli, këtu po bëjmë gjëra të mira”, besohet të ketë thënë më tej anëtari i Camorra-s, sipas një raportimi të Telegrafit.

Një anëtar i dyshuar i Cosa Nostra-s supozohet se iu përgjigj: “Ne kemi ndërtuar një perandori”.

Publikimi i fotos vjen në një kohë që është raportuar se tri organizatat e fuqishme kriminale kanë lënë mënjanë rivalitetet e tyre historike për të krijuar një aleancë “super mafioze” e cila po përfiton nga mundësitë e biznesit në rajonin e Lombardisë.

Ata dyshohet se kanë bërë qindra milionë euro duke investuar në biznese legjitime në kryeqytetin botëror të modës, Milano. Organizatat e mafias kalabreze, siciliane dhe romake, kanë lidhur një marrëveshje të qëndrueshme për një lloj konfederate, sipas konstatimeve të prokurorëve italianë.

Teksa më parë gjakderdhjet publike, vrasjet dhe grindjet e dhunshme ishin një mënyrë jetese për këta bosa mafiozë, ata tani thuhet se mbajnë një profil të ulët, duke zgjedhur krimin e jakës së bardhë në vend të të shtënave.

Camorras Ndraghetas
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

‘Mercenarë serbë po arrestojnë protestuesit’, Policia e Shtetit: Gënjeshtër, po nxisin konflikt nga ndjenjat nacionaliste

08:39 / October 16, 2026

Kryeministri Rama tjetër reagim për protestën/ Kjo flamë nuk është studentore, por e duarve të huaja që s’e duan Shqipërinë në BE

08:22 / October 16, 2026

Të shtëna me armë zjarri në Tiranë, plagoset një 45-vjeçar! Autori identifikohet dhe shpallet në kërkim

22:55 / October 15, 2026

Tronditet Shkodra/ Tritol në derën e shtëpisë policit të Kriminalistikës

22:00 / October 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.