Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

A po luhet për një kthim të Bashës në krye të PD? Si përgjigjet Bardhi

22:30 / May 22, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
gazmend bardhi 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Gazment Bardhi u zgjodh disa ditë më parë nga deputetët e PD-së zyrtare që të jetë kryetar i grupit parlamentar pas dorëheqjes së Enkelejd Alibeaj. Këtë të hënë, Bardhi ishte i ftuar në emisionin “Opinion” ku u pyet nëse dorëheqja e Alibeajt është një tentativë për të bërë të mundur një kthim të mundshëm të Lulzim Bashës në krye të PD-së.

Blendi Fevziu: Dorëheqja e Alibeajt, është një tentativë për t’i hapur një kthim të mundshëm të Bashës? A po luan Alibeaj për një kthim të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD?

Gazment Bardhi: Nuk e di, unë e kam kuptuar aktin e dorëheqjes së zotit Alibeaj siç ai e ka shpjeguar në publik.

Blendi Fevziu: Po ju vetë Bardhi po luani për një kthim të mundshëm të Bashës në krye të PD?

Gazment Bardhi: E kam shprehur qëndrimin tim dhe është publik. Kam qenë ndër të vetmit nga të dyja pjesët, së bashku me një pjesë të madhe të madhe të grupit parlamentar që kemi bërë thirrje mbi mënyrën si gjithë PD do duhej të hynte në një zgjedhje. Tani jemi në një fazë të re kur zgjedhjet kanë mbaruar. Unë nuk e kam komentuar rezultatin e zgjedhjeve sepse nuk ka nevojë për t’u komentuar. Si politikan secili prej nesh do duhet vetëm ta lexojë atë rezultat.

Blendi Fevziu: A i hap dorëheqja e Alibeajt rrugë një rikthimi të Bashës në krye të kësaj pjese të mbetur të PD? Pyetja është e drejtpërdrejtë.

Gazment Bardhi: Që të bëj një shpjegim. Unë kam pranuar përgjegjësinë e drejtuesit të grupit parlamentar por nuk kam cilësinë që kishte Alibeaj në drejtimin e Partisë Demokratike.

Basha Gazmend Bardhi rikthim
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Ik, ik, ik”- Përplasje mes 2 grupeve në tubimin e dhunshëm në Tiranë, protestuesit përzënë disa përfaqësues të PD-së nga sheshi

20:59 / October 16, 2026

Dhuna e protestuesve “përçan” demokratët në Shkodër

19:19 / October 15, 2026

Protestat, reagon PS: Dhuna s’është zgjidhje, Shqipëria e ka paguar shtrenjtë faturën e kaosit në të kaluarën

19:50 / October 14, 2026

Sindikata e Universiteteve në krah të studentëve: Dënojmë dhunën, kërkojmë dialog dhe zgjidhje konkrete

09:53 / October 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.