Namazi i Fiter Bajramit u fal këtë mëngjes në sheshin “Skënderbej” nga besimtarët myslimanë, pas 30 ditëve agjërim që përkojnë me muajin e shenjtë të Ramazanit.
Ky është viti i disatë radhazi që besimtarët falen në sheshin qendror të Tiranës, edhe pse duket se në xhaminë e Namzgjasë pas 10 vitesh, punimet po arrijnë drejt fundit.
Objekti, ndër më të mëdhenjtë e kultit në kryeqytet ende nuk është hapur për besimtarët dhe nga Komuniteti Mysliman Shqiptar nuk ka një datë për këtë.
I pyetur në “Ditari” i A2CNN se kur do të hapet xhamia e Namazgjasë, nënkryetari i KMSH-së, Lauren Luli u përgjigj: “Unë mendoj që sheshi është vendi më i bukur që ne mund të përjetojmë Bajramet me të gjithë ne”. Sipas tij sheshi “ka vend për të gjithë”.
