Sot, Jupiteri dhe Saturni do të përshkojnë rrugët e tyre në qiellin e natës dhe, për një çast të shkurtër, ata do të duket se shkëlqejnë së bashku si një trup i vetëm, shkruan Eric M. Vanden Eykel për faqen e specializuar, astronomy.com.
Ndërsa lidhjet planetare si kjo nuk janë ngjarje të përditshme, gjithashtu nuk janë veçanërisht të rralla.
Lidhja e këtij viti është e ndryshme për të paktën dy arsye.
E para është shkalla në të cilën do të rreshtohen të dy planetët.
Ekspertët parashikojnë se ata do të shfaqen më afër gjatë kësaj lidhjeje, sesa kanë qenë në gati tetë shekuj dhe, gjithashtu, do të jenë më të ndritshëm.
Por faktori i dytë dhe ai që e ka futur këtë ngjarje në qendër të vëmendjes, është se do të ndodhë në solsticin e dimrit, pak para festës së Krishtlindjes.
Kjo periudhë ka çuar në një spekulim se kjo mund të jetë e njëjta ngjarje astronomike që, sipas Biblës, çuan dijetarët te Jozefi, Maria dhe Jezusi i sapolindur, Ylli i Betlehemit.
Historia e yllit ka magjepsur prej kohësh lexuesit, si antikë, ashtu edhe modernë.
Brenda Dhjatës së Re, ajo gjendet vetëm në Ungjillin e Mateut, një tregim i shekullit të parë të jetës së Jezusit që fillon me historinë e lindjes së tij.
Shumë e kanë lexuar këtë histori me presupozimin se Mateu duhet të ketë qenë duke iu referuar një ngjarjeje astronomike aktuale, që ndodhi rreth kohës së lindjes së Jezuit.
Teoria se lidhja e Jupiterit dhe Saturnit mund të jetë Ylli i Betlehemit nuk është e re.
Është propozuar në fillim të shekullit të 17-të nga Johannes Kepler, astronom dhe matematikan gjerman, i cili e argumentoi se i njëjti bashkim planetar në ose rreth vitit 6 para Krishtit mund të kishte shërbyer si frymëzim për historinë e Mateut për yllin.
Katërqind vjet para Keplerit, midis 1303 dhe 1305, artisti italian Giotto pikturoi yllin si një kometë në muret e kishës Scrovegni në Padova, Itali.
Ylli në historinë e Mateut mund të mos jetë një fenomen natyror “normal” dhe Mateu sugjeron aq shumë në mënyrën që ai e përshkruan atë.
Ai thotë se dijetarët shkuan në Jeruzalem «nga Lindja». Më pas ylli i çon në Betlehem, në jug të Jeruzalemit. Prandaj ylli bën një kthesë të mprehtë majtas.
Dhe astronomët do të bien dakord që yjet nuk bëjnë kthesa të mprehta.
Kjo lidhja e Jupiterit dhe Saturnit ka të ngjarë të mos jetë një kthim i Yllit të Betlehemit, por Mateu ka të ngjarë të jetë i kënaqur me magjepsjen që frymëzon ky fenomen.
