Në autobus dhe tren vetëm me teste negative, çertifikatë shërimi ose vaksinimi. Por a mjafton ky ligj për të thyer valën e katërt të infektimit?
Këtë të mërkurë, në Gjermani, hyn në fuqi ligji i mbrojtjes nga infektimet, i cili u miratua javën e kaluar nga parlamenti gjerman (Bundestag) dhe nga Këshilli Federal (Bundesrat).
Ai parashikon mbajtjen e maskës në ambiente të mbyllura. Vizitorët dhe bashkëpunëtorët në azilet e të moshuarve dhe të personave me aftësi të kufizuar ose në spitale duhet të paraqesin çdo ditë nga një test negativ. Kjo vlen edhe për të vaksinuarit.
