Të qenit ‘single’ të jep një mundësi për të flirtuar me këdo që ju kap syri, ndryshe nga ç’mund të ndodh kur je në një marrëdhënie.
Flirtimi është një art më vete, që shumë njerëz e humbasin kur bëhen pjesë e një lidhjeje. Por a duhet të heqësh dorë nga flirtimi dhe ngacmimet e vogla gjatë kohës që je me dikë? Apo një flirtim i pafajshëm nuk është problem për aq kohë sa nuk kalon kufinjtë?Para së gjithash, si çdo sjellje në një marrëdhënie, kjo varet nga ajo që ju dhe partneri juaj keni vendosur. Disa partnerë mund të bien dakord që të dy janë në rregull me njëri-tjetrin, edhe duke flirtuar me njerëz të tjerë – ose duke takuar të tjerë, madje dhe duke fjetur me njerëz të tjerë.
“Nëse flirtimi është normal nëse je në një lidhje, është diçka për të cilën vendos çifti.”- shprehet për Bustle, Lia Holmgren, eksperte marrëdhëniesh dhe intimiteti.
Nëse ju dhe partneri nuk keni rënë dakord paraprakisht, situata bëhet më e vështirë. “Ndonjëherë, të flirtosh pa një marrëveshje paraprake mund të mos i bëjë aspak dëm lidhjes dhe madje mund të shtojë një element emocionues fantazie. Herë të tjera, mund të thyejë besimin e partnerit.”- shprehet Holmgren.
Këto janë gjërat që duhet të keni parasysh kur flirtoni me njerëz të tjerë, ndërkohë që jeni në një lidhje.
1. Është normale të jesh i shoqërueshëm
Ndonjëherë të jesh social dhe i shoqërueshëm, keqinterpretohet si flirtim. “Ka një diferencë mes flirtimit dhe të qenit sharmant. Të qenit sharmant është një mënyrë elegante e të qenit e sjellshme, seksi por jo të kesh qëllim tërheqjen e tjetrit. Ndonjëherë kufinjtë kalohen pa e kuptuar.”- tregojnë ekspertët.
2. Kupto qëllimet
Nëse po flirtoni me dikë sepse shpresoni se do të kthehet në diçka më shumë, nuk duhet ta bëni këtë gjë.
“Nëse po merrni numrin e kontaktit të një të panjohuri… pse duhet dikush në një lidhje serioze monogame ta bëjë këtë gjë, përjashtuar arsyeve profesionale? Nëse keni në plan të kaloni një natë bashkë, quhet tradhëti. Nëse ka diçka që partnerit tuaj po ja fshihni sepse s’duhet ta dijë, edhe kjo është një formë tradhëtie.”
3. Mos flirtoni me njerëzit të cilët partneri juaj i njeh
Holmgren sugjeron të flirtoni rastësisht me njerëz që nuk janë në grupin tuaj të ngushtë të miqve apo të afërmve dhe kryesisht kur partneri nuk është rrotull, në mënyrë që të shmangni zënkat dhe xhelozinë./Blitz