Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Abazoviç: Vendimi për të mbështetur anëtarësimin e Kosovës në KiE nuk është kundër Serbisë

16:43 / May 3, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abazovic
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri në detyrë i Malit të Zi, Dritan Abazoviç deklaroi se vota në Këshillin e Evropës për pranimin e Kosovës në këtë institucion, nuk është vendim kundër Serbisë.

Gjatë fjalës së tij, ku raportoi në Komisionin Parlamentar të Malit të Zi për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Abazoviç u shpreh se politika e jashtme e vendit nuk ka ndryshuar asgjë dhe se shteti ka ndjekur politikë të përgjegjshme dhe konsistente, shrkuan Vijesti.

“Nuk do të habitesha që po të votonim kundër, të thirrej një seancë dëgjimore. Atëherë do të ishte diçka e justifikueshme. Kam dëgjuar fjalë për mostransparencë. Votimi është bërë në Komitet, Qeveria nuk ishte atje, por ambasadorja. A kanë mendime të ndryshme anëtarët e Qeverisë? Shumica prej tyre, në fakt të gjithë, pranuan në fillim se Mali i Zi ka një politikë të jashtme konsistente. Mali i Zi votoi së bashku me 33 shtete tjera për Kosovën.

Neni 4 i Marrëveshjes së Ohrit thotë se një vend nuk do ta ndalojë tjetrin, nëse dikush dëshiron të anëtarësohet në një organizatë të caktuar ndërkombëtare. Interesi i Malit të Zi është më i madh. Ajo reflektohet në bashkëpunim dhe stabilitet rajonal. Ne nuk mund të japim një kontribut më të madh në zgjidhjen e këtyre çështjeve, por mund të jemi miqësorë dhe t’i ftojmë vendet të gjejnë një gjuhë të përbashkët”, theksoi ai.

Abazoviç shtoi se votimi është shtyrë disa herë dhe se vendimi përfundimtar nuk ishte kundër Serbisë.

“Kam qenë shumë kolegial, kam thënë se do të votojmë për dhe se nuk ka asgjë kundër Serbisë. Ne jemi vend që e kemi njohur Kosovën, jemi sjellë si të gjitha vendet që e kanë njohur, por ne i kuptojmë vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Në këtë mënyrë, ne zhvillojmë politikë të qëndrueshme.

Ky nuk është vendim i marrë në seancat e Qeverisë. A ishte dikush i interesuar se si u votua në iniciativën për gjendjen e të drejtave të grave në Afganistan? Ne po kërkojmë që në dialog të gjendet një zgjidhje e qëndrueshme në dialog ndërmjet Serbisë dhe Kosovës dhe mendoj se ishte në atë kontekst”, nënvizoi kryeministri.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.