Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Abdixhiku: Thirrja për Qeveri Uniteti u prit me refuzim apriori

21:12 / June 9, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
abdixhiku
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryetari  LDK-së, Lumir Abdixhiku ka përsëritur sërish kërkesën e tij për Qeveri Uniteti, “mbi nevojën urgjente për të tejkaluar ngërçin politik”, edhe pse shprehet që thirrja e tij u refuzua nga secili subjekt.

Deputeti Abdixhiku thekson se, Lidhja Demokratike, do përpiqet të ofrojë zgjidhje, sesa të bëhet pjesë e bllokadës pa qëllim.

“Thirrja jonë e mbrëmshme për një Qeveri të Unitetit për një dalje të përbashkët nga kriza – u refuzua impulsivisht sot në mëngjes. Jo me debat. Jo me kundërmendim, por me refuzim apriori. Në disa raste, edhe me ofendim – sikur nuk dinë të japin një mendim pa ofenduar”, ka shkruar në Abdixhiku në Facebook.

Sipas tij, pas refuzimit, u vazhdua me të zakonshmen e pazakontë.

“Me rehatinë e seancave që për përmbajtje kanë vetëm numrin rendor; e 30-ta me radhë pasnesër. Ky s’guxon të jetë normaliteti ynë i ri. Gjendja e tanishme është karikaturë politike”, ka shkruar ai.

Sipas tij, “në mungesë të një marrëveshje – nuk ka shumicë, në mungesë të një shumice – nuk ka zgjidhje dhe në mungesë të një zgjidhjeje – duhet marrëveshje politike. Pra kthehemi në fillim”.

“Qeverinë e Unitetit, atë kalimtaren, pra të tranzicionit, atë gjithëpërfshirësen, nuk e propozova për LDK-në. As për veten. E propozova sepse shteti është bllokuar. Sepse nuk ka Kuvend funksional. Sepse nuk ka Qeveri funksionale. Sepse nuk ka përfaqësim legjitim. Sepse, mbi të gjitha, nuk ka asgjë tjetër të sinqertë që po ndodhë në prapaskenë, që na dërgon drejt një përafrimi e një zgjidhje – çfarëdo qoftë ajo. Gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu duke pritur. Andaj dhe do të vazhdojmë të ofrojmë zgjidhje. Do të vazhdojmë me prezantimin publik të Agjendës 15 pikëshe – një dokument që jep drejtim, kthjelltësi dhe qëllim vet unitetit; deri në zgjedhje të reja parlamentare. Si përmbushje e vakumit deri aty; si përmbajtje e vetme për dalje nga kriza”, ka shkruar Abdixhiku.

abdixhiku LDK Qeveri refuzim uniteti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Armenia dhe SHBA nënshkruajnë marrëveshje për bashkëpunim bërthamor

22:00 / February 9, 2026

Dosja ‘Epstein’, kryeministrit britanik i kërkohet të japë dorëheqjen!

21:41 / February 9, 2026

Dosja “Epstein”, Ghislaine Maxwell e gatshme të flasë nëse merr falje nga Trump

19:58 / February 9, 2026

AAK përkrah pjesëmarrjen e Kosovës në Bordin e Paqes, Haradinaj: Me SHBA-të jemi krah njëri tjetrit në çdo iniciativë

19:39 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.