Ndërkohë që po i afrohemi gjithnjë e më shumë fundit të vitit kalendarik 2021-2022, gara në Abissnet Superiore sa vjen e bëhet edhe më e nxehte dhe interesante. Klubet janë nën presion për të arritur objektivat e tyre në këto javë të mbetura megjithë vështirësitë dhe rivalitetin që qëndrojnë në mes.
Një nga përballjet më të forta të kësaj jave është edhe Laçi-Teuta e cila konsiderohet si një finale. Fitoret e Kastriotit dhe Egnatias një ditë më parë e kanë vënë në pozitë të vështirë klubin durrsak, që sot do të kërkojë maksimumin në transfertën e vështirë ndaj kurbinasve në orën 13:45.
Kampionët në fuqi kanë nevojë urgjente për pikë, por me laçjanët nuk do të jetë aspak e lehtë pasi këta të fundit kanë marrë vetëm tre pikë në katër javët e fundit. Laçi i Josës duhet të fitojë gjithashtu, për të ruajtur diferencën prej 10 pikësh me Tiranën dhe për të mos lejuar Kukësin të ngushtojë diferencën.
Ndërkaq, verilindorët sot luajnë në Korçë, në orën 16:45, kundër Skënderbeut. Për skuadrën e Skënder Gegës mund të jetë treni i fundit për mbijetesën, pasi një shkëputje me 9 pikë me Egnatian do bëhej gati e parikuperueshme.

