Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Aktualitet

Abissnet Superiore, ja përballjet e javës së 26-të që pritet të dhurojnë spektakël

12:15 / March 14, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ceremonia edicioni 83 kategoria superiore scaled 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Menjëherë pas përfundimit të javës së 25-të të Abissnet Superiore, vëmendja e të gjithëve ka shkuar tek përballjet e ardhshme të vlefshme për javën e 26-të të kampionatit shqiptar.

Vlen të theksohet se ndeshje mjaft interesante dhe të luftuara do të luhen këtë fundjavë, përkatësisht të shtunën dhe të dielën.

Kështu, ditën e shtunë, në orën 13:45 do të luhen dy sfidat e para. Kastrioti-Partizani do të vihen përballë në Kamëz. Demat do të kërkojnë rikthimin te fitorja, ndërsa krutanët tentojnë vazhdimësinë pas fitores ndaj Teutës.

Sfida tjetër është ajo mes Egnatias dhe Vllaznia, që do të luhet në Rrogozhinë në stadiumin “Arena Egnatia”. Shkodranët duan të bëjnë autokritikën pas humbjes në klasiken e Shqipërisë, ndërsa rrogozhinasit e Ramadanit kërkojnë pikët e mbijetesës.

Në orën 16:45 është rezervuar derbi mes Tiranës dhe Dinamos që për shkak të mbylljes së “Air Albania” për punimet që do bëhen për Conferencë League, kjo përballje pritet të zhvillohet në “Elbasan Arena”. Blutë nuk kanë rrugë tjetër përveç 3 pikëve për tu larguar nga zona e ftohtë, ndërsa bardheblutë duan qetësinë për kreun.

Dita e diel ka rezervuar dy takimet e tjera që do të luhen në dy orare të ndryshme. Në Laç, kurbinasit do të presin Teutën prej orës 13:45, ku të dyja skuadrat kërkojnë fitoren përballë njëra tjetrës për të mos rrezikuar më shumë në objektivat e tyre.

Takimi i fundit do të luhet në Korçë mes Skënderbeut dhe Kukësit prej orës 16:45. Një përballje interesante mes dy skuadrave, me verilindorët që përballë do të kenë ish-trajnerin e tyre Skënder Gegën që në krye të korçarëve kërkon pikët e mbijetesës.

Ndeshjet e javës së 26-të:

Të shtunën

13:45 / Kastrioti-Partizani / Stadiumi Kamëz

13:45 / Egnatia- Vllaznia / Stadiumi “Arena Egnatia”

16:45 / Tirana-Dinamo / Mbetet të konfirmohet

Të dielën

13:45 / Laçi-Teuta / Stadiumi i Laçit

16:45 / Skënderbeu-Kukësi / Stadiumi Korçë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Portieri refuzon të luajë, Irlanda rregjistron një mbrojtës si ‘gardian rezervë’ ndaj Izraelit…

16:05 / September 27, 2026

Rama: “Sot unë jam kthyer në Shqipëri, por Shqipëria nuk kthehet pas”

15:38 / September 27, 2026

Marshim në Shkup në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, qytetarët mblidhen sot në sheshin “Skënderbeu”

14:41 / September 27, 2026

Skandali financiar në Angli: Klubet e Premier League përgatisin padi 930 milionë euro kundër Manchester City-t

13:58 / September 27, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.