Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Aborti selektiv vijon, Shqipërisë i munguan 21 mijë vajza në 10 vite

18:43 / November 26, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 6634
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Kur mora vesh se isha shtatzënë më fëmijën tim të tretë, pashë në eko se ishte vajzë. Unë u gëzova shumë por vjehrra me kunatin shprehën pakënaqësinë e tyre që fëmija e tretë është prapë vajzë. Ata më thanë që nëse do ishte djalë edhe do të ngushtoheshim , ndërsa tani që është vajzë, pjesa financiare është shumë e vështirë për ta përballuar. Kunati një herë në kuzhinë më tha ‘ti do të na lësh pa trashëgimtarë’, ndërsa vjehrra pati guximin dhe më dha numrin e një gruaje që bënte aborte si qëmoti.”

Kjo më sipër është historia e Zhulit e përjetuar nën presion të jashtëzakonshëm nga familjarët për të abortuar vajzën e saj të tretë.

Në Shqipëri, aborti selektiv që lidhet me ndërprerjen e shtatzënisë për shkak të gjinisë së foshnjës, vijon të marrë jetë vajzash të palindura duke renditur Shqipërinë në vendin e 11-të në botë dhe ndër të parat në Evropë me raportin gjinor 107 djem me 100 vajza.

“Kjo shifër nuk është krenari për vendin tonë. Raporti gjinor normal sot konsiderohet 105 djem me 100 vajza. Ne jemi në raportin 107,4 djem me 100 vajza. Pra aborti selektiv për fat të keq vijon dhe në disa rrethe është shumë i theksuar,” thotë për RTSH, Emanuela Bello, drejtuese e zyrës së UNFPA në Shqipëri. Ndonëse raporti gjinor pësoi ulje shumë të lehtë në 5 vitet e fundit, përsëri eliminimi i fetusit femër është shqetësues për një vend si Shqipëria që synon anëtarësimin në BE. “Dëmet e pabarazisë gjinore për një vend janë shumë të mëdha. Shqipëria me këto ritme emigracioni dhe me këto ritme të abortit selektiv do të arrijë shumë shpejt në ditën që meshkujt shqiptarë nuk do të mund të gjejnë më partnere brenda vendit, por duhet të dalin t’i kërkojnë diku në rajon apo edhe më larg.”

tirananews.al
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Jo deputetët, vetëm protestuesit”/ Studentët krijojnë kordon për të penguar demokratët

14:13 / October 31, 2026

Deputetët e PD-së afrohen pranë Ministrisë, studenti kërkon që të largohen: Rama në burg, Berisha në burg

13:54 / October 31, 2026

Protesta e thirrur nga PD, nis marshimi nga selia blu drejt Kryeministrisë, me në krye Flamur Nokën

13:01 / October 31, 2026

Risitë e Diellës në e-Albania/ Shërbimet digjitale, një administratë publike më moderne dhe më efikase

12:53 / October 31, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.