Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Abstenoi ngritjen e Komisionit, Braçe: Përpjekje e Berishës nga ballkoni për delegjitimin e SPAK-ut

11:30 / March 22, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
erion brace
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dje në Kuvend pas paktit PS-Rithemelim u votua për ngritjen e dy komisioneve hetimore, për PPP në Shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave në sistemin TIMS. Dy deputetë socialistë kanë abstenuar në procesin e votimit. Deputeti Erion Braçe thotë për ”Report Tv” se është kundër ngritjes së komisionit hetimor për PPP në Shëndetësi, konkretisht sterilizimin dhe chech up, pasi në radhë të parë këto dy çështje po hetohen nga organet e drejtësisë.

Reagimi i plotë

Në fakt isha kundër, por respektova disa rregulla të grupit. Dy arsye: e para, jam kundër hetimit politik për çështje që heton ligjërisht, penalisht, ka ngritur e komunikuar akuzë, ka bërë e marrë përgjegjës-madje duke i dërguar në burg SPAK!

Hetimi politik i disa deputeteve nuk mund të rihapë e konkurrojë hetimin penal te SPAK; asnjë hetues politik në Kuvend nuk mund te relativizojë, zhvlerësojë, ushtrojë presion politik mbi SPAK! Është përpjekje e përditshme e Sali Berishës Delegjitimi nga ballkoni i SPAK, në një linje me këtë qëllim është hetimi politik i kërkuar nga grupi i tij!

Ndërkohë, hetimi politik i kërkuar nga Sali Berisha, materializuar në këtë komision, nxjerr në pah klientelizmin e neveritshëm, i cili nisi në spitalin ushtarak ne vitin 2006-2007 dhe vijon ende; të lesh pa hetuar zbatimin e kontratës nga oligarku që ka kthyer në monopol tregun privat të shëndetësisë, për më tepër që zbatimi i asaj kontrate prej tij ka patur viktima, dëshmon se sa politik dhe i korruptuar është ky hetim!

Në anën tjetër, edhe komisioni tjetër hetimor është me probleme të rënda. Në përbërje të atij komisioni ka deputete tërësisht te papërshtatshëm me aksesin në të dhëna sensitive për qytetarët dhe sigurinë kombëtare!

erion braçe Komisione
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.