Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Abuzim me tenderin 22 mln euro për Lotin 1 të “Unazës së Re”, SPAK çon në gjyq 6 zyrtarë të ARRSH

11:15 / June 19, 20254 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
unaza
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim 6 zyrtarë të ARRSH për shkelje të barazisë në tenderë. Bëhet fjalë për tenderin me vlerë 22 mln euro që është dhënë në vitin 2019 për rehabilitimin e Unazës së Re.

Dosja për 6 zyrtarët, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Erjon Zemanaj, Admir Pahumi është dërguar për gjykim në GJKKO dhe ndaj tyre rëndon akuza për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”.  Sipas SPAK, zyrtarët kanë shkelur ligjin në tenderin me vlerë 22 mln euro për “Rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, tender i fituar nga bashkimi i operatorëve ekonomikë: Salillari SHPK– Bajrami N. SHPK. 

Organi i akuzës i akuzon 6 zyrtarët se gjatë procedurës tenderuese kanë favorizuar kompaninë ‘Salillari’ të Pëllumb Salillarin për të fituar tenderin, edhe pse nuk kishte ofertën më të mirë. Të gjithë operatorët konkurrues u përjashtuan nga kjo procedurë, përfshirë edhe ofertën me vlerën më të ulët.

SPAK bën të ditur se janë analizuar dhe administruar një sërë provash të rëndësishme, përfshirë dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, dosje të ofertave të dorëzuara, si edhe dokumentacionin e procedurave të ankimimit dhe vendimet përkatëse të Komisionit të Prokurimit Publik.

Gjithashtu, janë marrë në pyetje shumë përfaqësues të kompanive pjesëmarrëse në procedurat e tenderimit, të cilët janë pyetur në cilësinë e personave që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të hetimit. Po ashtu, janë sekuestruar dokumente zyrtare dhe janë administruar prova për disa procedura të tjera tenderuese të zhvilluara nga Autoriteti Rrugor Shqiptar gjatë viteve 2019, 2020 dhe 2021. Për këto procedura, hetimet vijojnë ende.

Sipas SPAK, gjatë zhvillimit të kësaj procedure janë kryer shkelje të rënda të ligjit, nëpërmjet veprimeve të koordinuara mes zyrtarëve të pandehur, duke dëmtuar në mënyrë të drejtpërdrejtë interesat ligjore të shtetit.

“Procedimi penal 175/1/4 i vitit 2025, është veçuar nga procedimi penal 175/1 i vitit 2022 – regjistruar nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për veprat penale;”Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike” dhe “Shpërdorim i detyrës”, parashikuar nga nenet 258 dhe 248 të Kodit Penal. 

Në procedimin 175/1 janë administruar dhe analizuar, dokumente tenderuese dhe teknike, informacione administrative, oferta të dorëzuara, procedura ankimimi, vendime te Komisionit të Prokurimit Publik. Gjithashtu janë pyetur në cilësinë e personave që sqarojnë rrethana te hetimit shumë perfaqësuesë të subjekteve konkurues dhe ankimues, si dhe janë sekuestruar akte, janë këqyrur dhe administruar prova shkresore nga sistemet shtetërore për disa procedura tenderuese të zhvilluara nga ARRSH, gjatë viteve 2019-2020-2021, për të cilat hetimet vijojnë.

Procedimi penal 175/1/4-2025 bën fjalë për procedurën e prokurimit me objekt: “Rehabilitim i segmentit rrugor “Mbikalimi pallati me shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, Loti 1 me fond limit 2,250,950,653.25 Lekë pa (tvsh) me nr. REF-26436-06-13-2019.

Nga analizat e provave dhe të dhënave të grumbulluara, rezulton e provuar se gjatë kryerjes së procedurës së mësipërme të prokurimit, e zhvilluar nga ARRSH, të pandehurit në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kryer një sërë veprimesh në shkelje të procedurës, duke dëmtuar interesat ligjore të shtetit”, njoftoi SPAK. 

Tenderi me ‘flamur të kuq’

Tenderi për rehabilitimin e segmentit rrugor “Mbikalimi Pallati me Shigjeta – Rrethrrotullimi Shqiponja”, me vlerë 22 mln euro, është shoqëruar me një sërë shkeljesh që e kanë klasifikuar me flamur të kuq në sistemin e prokurimeve publike. Të gjithë operatorët konkurrues, përveç fituesit, janë skualifikuar, përfshirë ofertën me vlerën më të ulët. Për më tepër, procedura është anuluar dy ose më shumë herë para se të shpallej fituesi përfundimtar, bashkimi i operatorëve ekonomikë Salillari SHPK– Bajrami N. SHPK.

Zyrtarët nën hetim nga SPAK edhe për shkeljet në Kardhiq-Delvinë

5 nga zyrtarët që janë dërguar për gjykim, janë nën hetim nga SPAK edhe për abuzim me tenderin e rrugës Kardhiq-Delvinë. Konkretisht, Arbër Troka, Miranda Shkurti, Nikollaq Mihali, Almir Hoxhaj, Admir Pahumi.

Dërguar për gjykim

Arbër Troka, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Miranda Shkurti, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Nikollaq Mihali, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Almir Hoxhaj, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Erjon Zemanaj, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

Admir Pahumi, i akuzuar për “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”

22 mln euro abuzim loti 1 spak tenderin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Përmbytjet katastrofale në Teksas, deri tani 100 viktima!

09:20 / July 8, 2025

Në qeli që nga 10 shkurti, Veliaj seancë në Gjykatën e Lartë

09:00 / July 8, 2025

Parashikimi i motit për sot

08:40 / July 8, 2025

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

08:24 / July 8, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.