Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Abuzimet me ndërtimet pa leje, Koçiu rikthehet në Farkë: Gjoba rekord dhe masa ndaj shkelësve

17:15 / December 1, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
640 0 53ae18d9 59db 4970 bcef a930ae78a081 1764604996
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu u rikthye këtë të hënë në Farkë, një nga zonat ku prej tre javësh po zhvillohet operacioni i gjerë për verifikimin e lejeve të ndërtimit dhe standardeve të sigurisë në terren. Ajo deklaroi se ky një është proces i strukturuar, afatgjatë, që po jep një panoramë të qartë të situatës ndërtimore.

Sipas të dhënave të deritanishme, 26 komplekse rezidenciale, me 581vila dhe godina kolektive, janë inspektuar deri sot. Nga kontrolli janë konstatuar rreth 4.500 m² shtesa pa leje, ku gjysma e sipërfaqes është prishur menjëherë nga vetë ndërtuesit, ndërsa pjesa tjetër po vlerësohet për procedurën e konfiskimit për interes publik. Ministrja Koçiu vuri theksin te një element i rëndësishëm i kuadrit të ri ligjor, që synon të vendosë standarde të qarta dhe të ndalë përfitimet e paligjshme.

“Për çdo objekt ku zbulohet tejkalim i lejes ndërtimore, ai konfiskohet për interes publik ose për strehim social, ose prishen të gjitha ndërtimet e kryera”,-tha ajo, duke nënvizuar se ky mekanizëm shërben për të mos lejuar që abuzimi ekonomik të shpërblehet. Për shkeljet e konstatuara deri tani janë vendosur 247 milionë lekë, ose rreth 2.5 milionë euro gjoba administrative. Ministrja u shpreh se qëllimi i operacionit nuk është penalizimi i industrisë së ndërtimit, por ngritja e standardeve dhe mbrojtja e qytetarëve.

“Dua ta theksoj me forcë, ky operacion nuk ka synim të ndëshkojë industrinë e ndërtimit, ka synim të rritë standardin, të mbrojë qytetarët, të sigurojë që ata që zbatojnë ligjin të mos konkurrohen padrejtësisht nga ata që e shkelin atë. Të gjithë ata që ndërtojnë sipas lejes, me dokumentacion të rregullt e me standarde janë aleatët tanë në këtë proces”, tha Koçiu.

Operacioni do të vazhdojë pa ndërprerje. ”Ky proces nuk do të zgjasë tre javë, as deri në fund të sezonit. Do të vazhdojë derisa rregulli, standardi dhe përgjegjësia të jenë norma e vetme në territor”, nënvizoi drejtuesja e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Në përmbyllje, Ministrja Koçiu tha se vendosmëria për të vendosur rregull e transparencë në sektorin e ndërtimit është tashmë standardi i përditshëm i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Albana Koçiu Farkë ndërtime pa leje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Serbia përballet me përhapjen e etheve afrikane të derrave, zgjerohet harta e vatrave të infeksionit

20:36 / July 19, 2026

Tragjedi në Guajanë, fundoset trageti me mbi 130 persona në bord; dhjetëra rezultojnë ende të zhdukur

20:28 / July 19, 2026

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.