TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Të fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023

“Bild” jehonë fjalimit të Ramës: I vuri frenat ankesave të Rusisë para gjithë botës

23:23 / September 21, 2023

Binaj: “Politikanët në Shqipëri thonë çfarë nuk bëjnë dhe bëjnë çfarë nuk thonë”

23:09 / September 21, 2023
Facebook Twitter Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Twitter Instagram
TiranaNewsTiranaNews
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
Abonohu
TiranaNewsTiranaNews
Zgjedhja e Editorit

Abuzimet në Mat / Përfitoi 7 mln lekë dëmshpërblim për shtëpinë e braktisur 15 vite më parë

20:52 / January 10, 20194 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Fiks Fare solli mbrëmjen e sotme skandalin që ka ndodhur në Bashkinë Mat me dëmshpërblimet që ka miratuar kjo bashki për dëmet e shkatuara nga tërmeti i 11 gushtit të vitit që shkoi.

Në fshatin Barbullej të Matit kanë përfituar dëmshpërblim nga shteti vetëm 6 familje, nga 15 të dëmtuara. Në listën e hartuar nga Bashkia e Matit, figuron familja e kryeplakut të fshatit, vëllezërve të tij dhe e pleqësisë së fshatit, njëkohësisht anëtarë të Partisë Demokratike. Madje njëri prej tyre përfiton 1 500 000 lekë dëmshpërblim për shtëpinë, edhe pse kishte 15 vjet që nuk jetonte në atë shtëpi.

Tërmeti i datës 11 gusht 2018 me magnitudë 5.1 të shkallës rihter dëmtoi rreth 400 banesa në rrethin Mat. Bashkia Mat hartoi listat me familjet të cilat ishin prekur dhe duhet të merrnin një dëmshpërblim, ku nga 400 familje në prefekturë u dërguan për dëmshpërblim vetëm 100 prej tyre. Edhe pse në të vërtetë Këshilli Bashkiak e kundërshtoi listën e përpiluar nga Bashkia Mat, kjo e fundit nuk ngriti më komision për rivlerësim, duke miratuar listën fillestare.

Fondi u dha nga Emergjancat Civile, ku u akordua një fond pre 61 milionë lekësh të reja, por që ende nuk është lëvruar.

Emisioni Fiks Fare solli rastet e disa familjeve në fshatin Barbullej të cilat mbetën jashtë listës së hartuar nga bashkia.

Ato treguan për Fiksin se përfituan vetëm pleqësia e fshatit, ndërkohë thonë se shtëpitë e tyre janë shumë të dëmtuara. Njëra prej familjeve që mbeti jashtë liste është edhe familja Shqypi e përbërë vetëm nga dy anëtarë, të cilët me lot në sy treguan se bashkia u çoi vetëm 2 kg oriz dhe 2 kg sheqer. “Ju lutemi na ndihmoni, inxhinieri i bashkisë kur erdhi në fillim tha nuk duhet të banoni në këtë shtëpi, por ne nuk kemi ku shkojmë” tregon e zonja e shtëpisë duke qarë.

Banorët kërkuan ndihmën e Fiksit për të verifikuar dhe nxjerrë në dritë të vërtetën. “Kërkojmë të dalë e vërteta në dritë, nuk ndodh në rruzullin tokësor që tërmeti të bie vetëm ku ka pleqësi”, thotë njëri nga denoncuesit.

Gazetarët e Fiksit shkuan në banesat e atyre që përfituan dëmshpërblime, ato pranuan se janë anëtarë pleqësie dhe se kanë përfituar edhe vëllezërit e tyre. Madje njëri prej tyre kishte 15 vjet që nuk jetonte në shtëpinë për të cilën u dëmshpërblye me shumë 7 milion lekë të vjetra. Njëri prej anëtarëve të pleqësisë i pyetur për këtë fakt nga ana e gazetarëve të Fiksit tha se nuk mund të shpjegonte faktin se si vëllai i tij kishte përfituar, për një shtëpi që kishte 15 vjet që nuk banonte në të.

Në këtë fshat përfituan 6 familje nga 15 të dëmtuara.

Esat Rruci, kryetar i fshatit përfitoi 347 mijë lekë.

Arif Mata, anëtar i pleqësisë përfitoi 674 mijë lekë.

Vëllai i tij, Haki Mata përfitoi 674 mijë lekë.

Kushëriri i tij, Nazmi Mata përfitoi 1 milion 300 mijë lekë.

Qamil Shqypi, anëtar i pleqësisë përfitoi 244 mijë lekë.

Vëllai i tij, Sabri Shqypi përfitoi 237 mijë lekë.

Pas këtyre fakteve Fiksi ju drejtua Bashkisë Mat për të pyetur si u hartuan listat. Sekretarja e Këshillit Bashkiak tregoi se mbledhja e këshillit pas tërmetit u bë më 7 shtator, në të cilën u diskutua që të ngrihej një grup këshilltarësh dhe të shkonin në terren meqë vlerësimet nuk ishin bërë në rregull. Sipas sekretares grupi i punës ngrit për të verifikuar në terren ku nga ky verifikim kërkuan edhe rishikim të listës së dëmshpërblimeve. Kërkesë kjo që Bashkia Mat nuk e mori parasysh dhe la në fuqi listën e parë ku dëmshpërbleheshin vetëm pleqësia e fshatit dhe familjarët e tyre, të tjerët duhet të përballen me dimrin e egër në shtëpitë e dëmtuara.

Edhe një anëtar i këshillit i zgjedhur dhe si vlerësues në terren i kontaktuar nga Fiksi shprehet se ka pasur shumë probleme . “Ka përfituar vetëm pleqësia edhe pse ne rekomanduam ndryshime dhe një grup rivlerësimi”, përfundon anëtari. / Fiks Fare

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

“Nomadët digjitalë”, të punosh pa lëvizur nga shtëpia, trendi që tashmë ka mbërritur dhe në Shqipëri

10:14 / December 26, 2021

‘Po të ishim të vaksinuar do të ishim me kalamajtë’, Rama publikon apelin e pacientëve me Covid nga spitali

14:26 / December 4, 2021

Historiania Nevila Nika rindez debatet për figurën e Enver Hoxhës: Nuk duhet të shihet bardhezi kontributi i tij

11:09 / December 2, 2021

Banorët e Matit: Investimet e ëndërruara prej 30 vitesh po ndryshojnë jetën e qytetarëve

20:20 / November 15, 2021
Add A Comment

Leave A Reply Cancel Reply

LABRISA - Boutique Hotel
Tirana News Tirana News
Favela Beach Bar
Favela Beach Bar
GLOBAL SECURITY
Raporto Tani
Kryesoret

Vrasja në Shkodër/ 33-vjeçari u gjet i vdekur jashtë automjetit të tij

22:53 / September 21, 2023

Të shtëna me armë në Shkodër, vritet një person

22:28 / September 21, 2023

E reja që ushtronte prostitucion në qendrat e mesazhit rrëfen si rekrutohen vajzat 16-vjeçare: Konsumohet kokainë! Pronarët bashkëpunojnë me policinë

22:26 / September 21, 2023

Begaj: Shqipëria komb i vogël me demokraci të re, por ka histori të shënuar nga luftëra që nuk i zgjodhi

22:15 / September 21, 2023
Raporto Tani
Te fundit

Njihuni me shenjat më detektive të horoskopit

23:58 / September 21, 2023

Përplasjet brenda republikanëve rrezikojnë mbylljen e qeverisë në SHBA

23:45 / September 21, 2023

Pas kësaj videoje nga Milano fansat janë të bindur se Kiara është shtatzënë

23:30 / September 21, 2023
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube

Tirananews.al do të përçojë nga ju dhe për ju Shqipërinë, të djeshmen dhe të sotmen e saj. Lajme të paanshme, analiza të thelluara dhe argëtim i larmishëm

Facebook Twitter Instagram Pinterest YouTube

Abonohu për më të fundit

Merni lajmet e fundit nga TiranaNews

© 2023 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.