Rikthehen protestat për abuzimin me 11-vjeçaren nga 5 burra në Kosovë. Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, mbajti mëngjesin e kësaj të mërkure, një protestë simbolike pranë Këshillit Prokurorial të Kosovës.
Aktivistët kërkuan nga Këshilli Prokurorial të shkarkojë prokurorin Ruhan Salihu dhe kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Kujtim Munishi.
Ata kërkuan edhe heqjen e lëndës së dhunimit të 11-vjeçares nga Prokuroria Themelore në Prishtinë dhe kalimin tek Prokuroria Speciale e Kosovës për hetim të mëtejshëm.