Një prej të dyshuarve që ka abuzuar me vajzën 17-vjeçare në Krujë është edhe Ameld Merlika, i cili është vetëdorëzuar sot në Sarandë. Pas më shumë se 9 muajsh që shfrytëzohej seksualisht dhe drogohej me kokainë 17-vjeçarja nga Fushë Kruja gjeti guximin që t’i denonconte personat përgjegjës. Në dëshminë e saj thuhet se në një bisedë,Alket Brata i kishte thënë personalisht “se do të dërgoj për të punuar në Greqi se ti nuk je për asgjë veç për punuar si punëtore seksi”. Gjatë dëshmisë gjithashtu thuhet se 17-vjeçarja ka qenë e varur nga kokaina dhe se për ta siguruar atë i është drejtuar shpesh 6 personave në hetim nga policia dhe në këmbim ka kryer marrëdhënie seksuale me ta.
Gjithçka nisi më datë 09.11.2019, ku 17-vjeçarja pasi ishte grindur me të ëmën ishte larguar nga banesa në drejtim të një lokali në Krujë. Aty një person e ka prezantuar me Alket Brata, i cili e ka marrë në makinë dhe së bashku me dy shokët e tij dhe e ka dërguar në një hotel në Kamzë në Tiranë. Pasi e ka droguar me kokainë Brata ka abuzuar seksualisht me të dhe më pas ka lejuar dy shokët e tij që të abuzonin me të miturën. Më pas ata e kanë mbyllur 17-vjeçaren në dhomë dhe janë larguar.
