Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Acidi folik, vitamina që duhet ta merrni patjetër në shtatëzëni. Ja pse!

15:29 / January 5, 20193 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
acid
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp


Acidi folik bën pjesë në vitaminën B, ndërsa organizmi ka nevojë për të për krijimin e qelizave të kuqe të gjakut dhe qelizave të tjera të reja. Në natyrë nuk gjendet në ushqim, por ndodhen folatet, nga më të ndryshmet dhe dallohen për nga sasia në të cilën absorbohen nga ushqimi. Zakonisht vetëm një e gjysma apo një e treta e folateve mund të absorbohet nga ushqimi.

Folatet janë të ndjeshme në temperaturë dhe treten në ujë, kështu që zierja e tyre zvogëlon dukshëm koncentratin e tyre në ushqim. E njejta gjë vlen edhe për produktet ushqimore të cilat qëndrojnë gjatë.

Çfarë mund të ndodh nëse nuk kam sasi të mjaftueshme të acidit folik?

Mungesa e acidit folik mund të shkaktojë probleme me kurriz dhe kafkë të foshnjes – “defekt të tubit neural”, i cili shkakton vdekje apo invaliditet të rëndë tek fëmiu.

Krahas mungesës së acidit folik egzistojnë edhe faktorë të tjerë të cilët mund të ndikojnë në krijimin e defektit të tubit neural, në të cilat duhet kushtuar vëmendje dhe duhet që këto ti konsultoni me mjekun tuaj: egzistimin e defektit të tubit neural në familje, shtatzania paraprake me defekt të tubit neural, përdorimi i disa antiepileptikëve, përdorimi i dushit të ngrohtë në shtatzaninë e hershme, temperatura e lartë trupore, temperatura në shtatzaninë e hershme, diabeti dhe trashësia e madhe tek nënat.

Prandaj rekomandohet përdorimi i acidit folik edhe para konceptimit (shtatzanisë) shkaku i shmangjes së rrezikut ndaj këtyre problemeve.

Për çfarë sasie të acidit folik kam nevojë?

Doza prej 400 mcg të acidit folik të cilën është e nevojshme ta merrni, përmbush ushqimin që është sasi e mjaftueshme, që të sigurohet për ju dhe për foshnjen tuaj. Është e rëndësishme që të filloni me këtë dozë tre muaj para fillimit të shtatzanisë, sepse defektet e tubit neural mund të paraqiten pas muajit të parë të shtatzanisë (28 ditë pas konceptimit) përderisa shumë gra ende nuk janë në dijeni që janë shtatzëna. Nuk duhet marrë më shumë se 1000 mcg në ditë, sepse edhe doza e madhe mund të jetë e rrezikshme për shëndetin tuaj.

Doza ditore e rekomanduar e acidit folik për shtatzëna është 0.4 mg (400 ug) dhe kjo është sasia e cila gjendet në shumicën e multivitaminave të cilat merren njëherë në ditë. Shtatzënave të cilat bartin binjakë apo më shumë foshnja iu rekomandohet doza ditore e acidit folik prej 1 mg (1000 ug). Këtë dozë do ta merrni vetëm sipas udhëzimeve të mjekut. Gratë të cilat kanë në familjen e tyre histori sëmundjesh të defektit të tubit neural apo kanë patur foshnja me defekt të tubit neural duhet ta marrin dozën e acidit folik të paraparë prej 4 mg.

Në cilat ushqime gjejmë acidin folik?

Gjethet e perimeve të gjelbëra janë burim i mirë i acidit folik. Gjendet në fara, në arra, portokaj, limonë, fasule, mëlçi, drithëra të pasura – cereale, bukë, makarona dhe në oriz.

patjeter shtatezeni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.