Adele prej kohësh tashmë e ka marrë seriozisht rënien në peshë, e mesa duket 2020 do të jetë viti i ndryshimeve të mëdha për të, pasi ka planifikuar dhe projekte të reja muzikore.
Pas gjashtë muajsh Adele ka postuar një foto dhe na ka lënë pa fjalë me ndryshimin pas një rënie drastike në peshë. Megjithatë dhe ky postim e ka një arsye, ajo ka pasur ditëlindjen.
“Faleminderit për gjithë dashurinë që më dhuruat për ditëlindje. Shpresoj të jeni të gjithë të sigurt në këtë periudhë të çmendur që po jetojmë. Dua të falënderoj të gjithë ata që po luftojnë në vijën e parë për të na mbrojtur, duke vënë në rrezik jetën e tyre. Ju jeni vërtet engjëj”, shkruan Adele në postim.
