Adele tërhiqet përkohësisht nga muzika, ja arsyeja pse artistja mori një vendim të tillë
Këngëtarja Adele ka vendosur të largohet për pak kohë nga muzika, pasi po planifikon t’i përkushtohet arsimit.
“Pas Vegasit, unë me të vërtetë dua të marr një diplomë në Letërsinë Angleze. Nëse nuk do të kisha bërë sukses me muzikë, mendoj se do të isha bërë patjetër mësuese. Mendoj se do të isha një mësuese anglishteje. Padyshim që ndihem sikur përdor pasionin tim për English Lit në atë që bëj. Por edhe pse nuk është se do të vazhdoja të gjeja një punë nga diploma ime, do të doja të kisha shkuar në universitet, do të doja ta kisha pasur atë përvojë”, tha ajo.
“Unë nuk do të shkoj në universitet, do ta bëj online dhe me një mësues, por ky është plani im për vitin 2025. Është vetëm për të marrë kualifikimet”, shtoi Adele.