Rregulli është që adoleshentët duhet të flenë rreth 9 orë në natë, por ata flenë gjithnjë e më pak. Një studim nga Universiteti Adelaide në Australi, ekzaminoi mbi 3000 kërkime të kryera në 20 vende në më shumë se 690,000 subjekte, midis viteve 1905 dhe 2008.
Referuar studimit, fëmijët dhe të rinj e moshës 5 dhe 18 vjeç kanë humbur 75 minuta gjumë në natë. Ekspertët pohojnë se këto janë të dhëna shqetësuese, pasi studimet gjithnjë e më të detajuara tregojnë se privimi i gjumit ka pasoja negative në shëndetin e tyre, veçanërisht në të mësuarit dhe sjelljen.
Studimi është shumë më tepër se një kambanë alarmi, pasi konfirmon që mungesa e gjumit tek të rinjtë shkakton probleme njohëse dhe të sjelljes dhe zbulon një efekt afatgjatë në strukturën e trurit.
Akademia Amerikane e Mjekësisë së Gjumit, rekomandon që fëmijët dhe adoleshentët e moshës 6-12 vjeç duhet të flenë të paktën 9 orë në ditë. Duke marrë parasysh se adoleshenca është një periudhë veçanërisht e rëndësishme e zhvillimit nervor, gjumi i pamjaftueshëm gjatë kësaj periudhe zhvillimi ka të ngjarë të çojë në vështirësi afatgjata.