Një 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarrit të dashurën e tij, pas kërkesës së kësaj të fundit për t’u ndarë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Wisconsin, SHBA.
14-vjeçarja Jazlene Jones ndodhet në spital në gjendje të rëndë. Ish-i dashuri i saj i mitur, Elia Olson, nga Racine, u akuzua për tentativë vrasjeje dhe posedim armësh.
Nëse shpallet fajtor, Elia mund të dënohet deri në 60 vite burg. Të dielën pak para mesditës, çifti ishte parë në shinat hekurudhore në qytet, rreth 25 milje në jug të Milwaukee, duke pirë duhan. Sipas Jazlene, shkak është bërë kërkesa e saj për t’i dhënë fund lidhjes.