Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Falja e gjobave për ndërtimet pa leje, avokati tregon kategoritë që përfitojnë

19:25 / January 16, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
800 0 tirana 3
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kuvendi miratoi ligjin për faljen e gjobave të papaguara në zonat rurale dhe urbane, lidhur me ndërtimet pa leje të realizuara gjatë periudhës 1 janar 2015-30 nëntor 2024. Po ashtu, përfshihen edhe gjobat për shkeljet e rregullave gjatë pandemisë, si dhe për shkeljet e rregulloreve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU) për subjektet bujqësore dhe blegtorale në zonat rurale ndërsa ligji hyn në fuqi më 16 janar 2025.

Në një intervistë për Euronews Albania, avokati Gylsen Zhllima dha detaje të rëndësishme në lidhje me këtë ligj. Ai tha se nga viti 2015 deri në 30 nëntor 2024, personat të cilët janë gjobitur nga inspektoriate të ndryshme si Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit, Inspektoriati Kombëtar i Territorit, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit, institucione shëndetësore, Policia e Shtetit apo autoritete lokale, kanë të drejtë të përfitojnë falje të gjobave të papaguara.

Për të përfituesit realë të këtij ligji janë individë, persona fizikë dhe juridikë që kanë kryer ndërtime pa leje ose pa njoftim paraprak në fushën e ndërtimit, veprimtarive bujqësore dhe blegtorale, si dhe ata që mbajnë mjete pune të bujqësisë dhe blegtorisë, si dhe magazina të këtij lloji. 

”Ligji 127 i vitit 2024 parashikon që, nga viti 2015 deri më 30 nëntor 2024, personat që janë gjobitur nga inspektoriati vendor i mbrojtjes së territorit, inspektoriati kombëtar i territorit, autoriteti kombëtar i ushqimit, institucionet shëndetësore, Policia e Shtetit, ose institucione të tjera bashkiake, kanë të drejtë të përfitojnë. Përfituesit e mundshëm janë individë, persona fizikë ose juridikë, të cilët kanë kryer ndërtim pa leje apo pa njoftim paraprak, në ndërtesa që shërbejnë për qëllime banimi, si dhe në objekte që kryejnë veprimtari prodhimi, magazinimi, përpunimi, ruajtje dhe tregtim të produkteve bujqësore dhe blegtorale, si dhe mbajtje të mjeteve pune për bujqësinë dhe blegtorinë, si dhe për magazina të tjera. Në zbatim të këtij ligji, brenda dhjetë ditëve, autoritetet përkatëse duhet të nxjerrin udhëzime. Megjithatë, kjo mund të ketë një interpretim që mund të jetë abuziv, pasi nuk përcakton qartë disa subjekte, por vetëm disa të tjera, duke përfshirë fshatin dhe qytetin. Kjo mund të krijojë konfuzion dhe mund të ketë ndikim në mënyrën se si do të zbatohet ligji në praktike. Sidoqoftë, mund të ketë mundësi që, me anë të udhëzimeve, të bëhet një lehtësim për ata persona që janë gjobitur”, tha avokati Zhllima.

Gjoba ndertime pa leje
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protesta e opozitës, Policia e përgatitur për çdo skenar, apel efektivëve: Mos u provokoni

14:11 / November 17, 2025

Rama në Hagë, pritet nga homologu i Holandës

13:59 / November 17, 2025

Nga rimbursimi i barnave e deri te transformimi i spitaleve, 108.8 mld lekë për shëndetësinë 

13:50 / November 17, 2025

Shtyhet seanca ndaj Erion Veliajt, ja kur do të zhvillohet

13:41 / November 17, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.